Fakulteti i Shkencave Sociale mbajti takim koordinues për procedurat pas-akredituese
Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, ka mbajtur një takim koordinues lidhur me procedurat pas-akredituese për programin Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane.
Në takim morën pjesë prorektorë, anëtarë të stafit akademik dhe administrativ të fakultetit, si dhe studentë të programit përkatës, të cilët kontribuuan me ide dhe sugjerime konkrete.

Gjatë këtij takimi u shqyrtuan në mënyrë të detajuar të arriturat e deritanishme të programit, mundësitë për avancim të mëtejmë si dhe proceset kyçe që mund të ndikojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e procedurave pas-akredituese. Diskutimet u fokusuan në rritjen e cilësisë akademike, përmirësimin e kurrikulës dhe përfshirjen aktive të stafit dhe studentëve në këtë proces.

Me këtë rast, Dekani Prof. Asoc. Dr. Selim Daku theksoi se procesi pas-akreditues është një mundësi e rëndësishme për reflektim dhe përmirësim të vazhdueshëm. Angazhimi i stafit dhe studentëve është kyç për të garantuar cilësi akademike dhe për ta përshtatur programin me standardet bashkëkohore dhe kërkesat e tregut të punës.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të programit dhe përkushtimit institucional ndaj cilësisë në arsimin e lartë.

