Saturday 14 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Portret: “Zonja Maki” – primadona e Gjilanit që la gjurmë në kulturë, arsim dhe emancipimin

A u braktis GUXO në Deçan e Pejë? Vjen reagimi i partisë

IKD dorëzon raportet e monitorimit te Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan

Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

Gjilan: Drejtoria e Inspeksionit kërkon largimin e kiosqeve dhe lodrave nga sheshi i qytetit

Florent Muslija për FIFA.com: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e

Prishtinë – Gjilan: Fillojnë punimet për rrethrrotullimin te “Gorenje” në dalje të Prishtinës drejt Gjilanit

Tregu i Gjelbër në Zhegër menaxhohet dhe mirëmbahet nga NPL “Tregu” Sh.A

Fundjavë futbolli në Gjilan: Luhen ndeshjet e javës së 14-të në garat regjionale të grupmoshave

Dheu i Bardhë: Arrestohet një person pasi tentoi të largohej pa përfillur urdhrin e policisë

 Enigmatika luan rol të veçantë në shëndetin mendor
Lajme

Enigmatika luan rol të veçantë në shëndetin mendor

28 January 2024 0 Comment 7 min read

AA

Gjilan,  28.01.2024. Organizuar nga Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” në Gjilan, në kuadër të “Flakës së Janarit  2024” janë mbajtur një sërë aktivitetesh, ku pas garës në zgjidhjen e enigmave është mbajtur një tryezë, ku është debatuar për enigmatikën dhe të arriturat e saja në kohë, (enigmatika, dje, sot dhe nesër) si dhe është bërë promovimi dhe shpërndarja falas e revistës “Horizonti”, numër 132, botuar enkas për ketë manifestim dhe  është promovuar libri “Rrokjekryqe 5×5 dhe 6×6”, të Zijadin Hasanit.

Fillimisht, Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sporte në Gjilan e ka vlerësuar lartë këtë aktivitet, duke  thënë se i ka dhënë hijeshi “Flakës së Janarit” dhe se ka shumë njerëz që e kanë vlerësuar lartë këtë aktivitet, ngase e ka pasuruar “Flakën e Janarit” dhe se do të vazhdohet edhe në të ardhmen, andaj ai për këtë e ka falënderuar Shoqatën e Enigmatëve “Ndre Mjeda”.

Shemsedin Kryeziu, kryetar i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” në Gjilan, ka thënë se “Horizonti” e ka vazhduar rrugëtimin e vet tradicional dhe se në vazhdën e tij ka përfaqësuar enigmatikën kosovare kudo nëpër botë e për këto të arritura “Horizontti” dhe SHE “Ndre Mjeda” janë nderuar me një pikturë dhuratë nga Shoqata e Enigmatëve të Mitrovicës, sikurse edhe dr.Zijadin Hasani, në datëlindjen e tij.

Pikërisht, dr. Zijadin Hasani, ka folur për revistën “Horizonti” që prej numrit të tij të parë në vitin 1981 e deri më sot, duke thënë se në fillim doli me 2000 ekzemplarë, por që pati një rritë të shpejtë kur arriti deri në 20 mijë ekzemplarë për një numër. Ai tha se vetëm para lufte kanë nxjerrë 130 numra dhe pas lufte edhe tre numra të tjerë.

“Horizonti”  ishte një shkollë për enigmatët e vjetër dhe ata të rinjtë, në të cilin punimet e tyre ia kanë dërguar nga të gjitha qytetet, kurse tashti është futur edhe në programin e “Flakës së Janarit”.

Sabit Rrustemi, poet e kritik letrar,  ka folur për librin e dr. Zijadin Hasanit, “Rrokjekryqe magjike 5X5 dhe 6X6”, duke thënë se që në fillim të “Flakës së  Janarit” shumë nga enigmatët ishin në radhën e nismëtarëve dhe se e kanë pasuruar “Flakën e Janarit”. Tashti,  tha Rrustemi, është krijuar një mundësi e re, kurse për librin  tha se është botim i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, botim ky shumë i veçantë dhe i rrallë nga kjo fushë. Sipas Rrustemit, enigmatika e i ka rrënjët që në lashtësi,  ka traditë edhe tek shqiptarët, kurse libri më i ri i dr. Zijadin Hasaniti përqendrohet te zgjidhjet më të vështira dhe do të ndikojë te të gjithë ata që do t’a kenë në dorë që të testojnë aftësitë, ngase me katrorët 5X5 dhe 6X6 rritet dituria dhe njohja për  gjuhën shqipe, tha Rrustemi, duke uruar autorin për librin e katërt të tij.

Ekrem Krasniqi, njohës i enigmatikës, tha se enigmatika është aspekt i edukimit,  i leximit dhe argëtimit. Në fjalën e tij ai është përqendruar tek sfidat për botimin e revistave enigmatike duke përmendur disa nga to  si:  përhapjen e mediave digjitale dhe kulturën e leximit, sfidat tekstuale, sfidën e tregut, ndryshimin e stilit të jetesës, mungesën e marketingut,  mungesën e gazetave ditore, koston e botimit dhe sifida të tjera, andaj ai ka nxjerrë disa rekomandime si: takimet më të shpeshta të enigmatëve, konsolidimin e Federatës, nxjerrjen e një enciklopedie të enigmatëve shqiptarë, botimin e literaturës, numrin më të madh të garave, partneritet me bizneset, trajtime e seminare, përafrimin e rinisë, krijimin e një platforme digjitale dhe për një përkrahje më të madhe institucionale nga nivelet lokale dhe ato qendrore.

Muhamet Halili, anëtar i Shoqatës “Ndre Mjeda” dhe gazetar, ka folur për historikun e enigmatikës, që prej kohës kur kishte hapëruar në gazetari, sikurse që më tepër  është fokusuar në futjen e garave në enigmatikë edhe nëpër shkolla, ngase siç ka gjetur ai, enigmatika luan një rol të veçantë në shëndetin mendor, ajo parandalon plakjen dhe denencën, andaj edhe ka kërkuar që shoqata të fokusohet më shumë kah shkollat, ngase atje është brumi i enigmatëve të rinj. Halili kërkoi që të punohet edhe me mësimdhënës, në gjetjen e aktiviteteve dhe se enigmatika duhet të futet edhe në formën e shpjegimit dhe të pyetësorit nëpër shkolla, derisa sa i përket teknologjisë informative dhe rolit të saj në enigmatikë, tha se ajo duhet të shihet si partnere e jo si kundërshtare.

Xhelal Selmani, enigmat, më tepër është fokusuar në historikun e Revistës “Horizontit” që hapi dyert për enigmatë anekënd Kosovës, sikurse që u ndal edhe që ngjalli debat rreth mënyrës së zgjidhjeve të enigmave në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera, debat në të cilin është kyqyr edhe enigmati gjakovar Skender Tullumi, që ka folur për përvojat nga Shqipëria, Kroacia e vende të tjera, duke dhënë shembuj konkret, sidomos te tingujt që kanë nga dy shkronja. Në debat ka folur edhe muzikologu Izet Kallaba, i cili më tepër ka kërkuar që të fokusohemi tek gjeneratat e reja,  ngjashëm është shprehur edhe Sadri Osmani nga Maqedonia e Veriut dhe debutues të tjerë.

“Flaka e Janarit” vazhdon me shfaqjen e fundit në kuadër të “Talia e Flakës”.

Share This:

Tags: Flaka e Janarit Horizonti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte tjera

Portret: “Zonja Maki” – primadona e Gjilanit

14 March 2026
Lajme

A u braktis GUXO në Deçan e

13 March 2026
Lajme

IKD dorëzon raportet e monitorimit te Kryetari

13 March 2026
Lajme

Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë

13 March 2026
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme Librari Natyra Opinione

“HORIZONTI” – shkollë dhe prijatare e enigmatikës

1 February 2026

Më 15 janar 1981, në Gjilan, doli nga shtypi numri i parë i revistës

Arte tjera Kulturë Lajme Librari Opinione

Enigmatika në qendër të “Flakës së Janarit

1 February 2026

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2026”, janë shpallur rezultatet e Garës

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme Librari

Rezultatet e konstatuara të Garës së Gjëzasajuesve

29 January 2026

Procesi i vlerësimit dhe analizimit të punimeve enigmatike të arritura në redaksi; rezultatet zyrtare

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.