
Enigmatët gjilanas po bëhen gati të shënojne 45-vjetorin e themelimit të SHE “Ndre Mjeda” (1980 – 2025)
Në ambientet e Bibliotekes se Gjilanit, të shtunën, enigmatët gjilanas, kanë filluar të përgatisin numrin më të ri të revistës së enigmatëve “Horizonti”, e cila ka kthyer namin tek enigmadashësit shqiptarë!

Drejtuesit e Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” në Gjilan, e cila njëherit boton revistën “Horizonti”, kanë treguar se janë në përgatitje e sipër të aktiviteteve që do të prezantohen e përjellin shënimin e 45-vjetorit të themelimit, jubile ky që do të mbahet në muajin tetor të këtij viti.

Sipas, kryetarit te Shoqates, Shemsedin Kryeziu, Takimet e Enigmateve tashmë janë të rregullta, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për shënimin e jubileut të shoqatës.

Nga ana tjetër, kryeredaktori i revistës “Horizonti”, Zijadin Hasani, ka njoftuar redaksinë e gjërë se numri i ri i revistes, tashmë është në përfundim e sipër dhe pritet të dalë nga shtypi brenda këtij muaji – deri në fund të majit.
