Wednesday 6 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Gënjeshtra”– njofton TV Gjilani

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të Ndihmës së Parë”

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues të bizneseve

Natë vendimtare në Mynih: Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain përballen për finalen e madhe

Arsenali e pren biletën për Budapest, finalisti i parë i Champions sivjet

Licencohen FC Drita dhe 9 klube tjera kosovare për garat evropiane, dy nga Superliga jo

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Shtyhet për 20 korrik shpallja e vendimit për ish-krerët e UÇK’së

Parashikimi i motit për të mërkurën, 06 maj 2026

 Dukagjini i fortë për Dritën, gjilanasit në krizë të thellë
Futboll Lajme Sport Superliga e Kosovës

Dukagjini i fortë për Dritën, gjilanasit në krizë të thellë

5 November 2023 0 Comment 6 min read

AA

Dukagjini ka arritur fitore të madhe ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje shumë e fortë ku dy skuadrat kërkonin fitoren pasi vinin nga dy rezultate negative.

Gjithsesi pjesa e parë nuk solli gola duke përfunduar baras 0-0 me dy skuadrat që kishin disa raste shënimi.

E pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, kur Raddy Ovouka i mysafirëve shkaktoi penallti.

Ishte minuta e 58-të e ndeshjes kur mesfushori i vendasve Blerind Morina realizoi nga penalltia për 1-0.

Drita e gjitha ishte në sulm, duke kërkuar golin e barazimit.

Gjilanasit e arritën atë në minutën e 91-të me Albin Prapashticën, por që u anulua shkaku i lojës me dorë nga Blerim Krasniqi gjatë aksionit.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Dukagjini mori tre pikë të mëdha.

Me këtë fitore klinasit ngritën në pozitën e pestë në tabelë me 17 pikë, derisa Drita mbetet e dyta me 22 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Ballkani, derisa Drita pret Fushë Kosovën.

Deklarata e Akis Vavalis:

Vavalis: Problemi më i madh është psikologjik

Drita ka pësuar humbjen e dytë radhazi dhe tani ka tre ndeshje pa fitore në Albi Mall Superligë. Gjilanasit janë mposhtur në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat minimal 1-0.

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka thënë pas ndeshjes se pjesa e parë ishte më e mirë, derisa në të dytën nuk luajtën mirë shkaku edhe i fushës.

Tekniku grek tha se problemi më i madh i skuadrës së tij është psikologjik.

“Në pjesën e parë ishim më mirë. Kemi lëvizur topin. Është vështirë në këtë fushë. Është ndeshja e dytë që nuk shënojmë. Krijojmë por nuk shënojmë”.

“Ndaj Ballkanit kishim 6-7 raste, sot i kishim 5-6 raste. Ne po krijojmë dhe nuk po shënojmë. Duhet ta ndryshojmë këtë. Problemi më i madh është psikologjik. Kur të fillojmë të shënojmë do të jetë ndryshe”, ka thënë Vavalis. 

Deklarata e Dallkut:

Goli i Blerind Morinës nga penalltia në minutën e 58-të të ndeshjes ishte vendimtar për tre pikët e skuadrës vendase.

Pas ndeshjes trajneri i klinasve, Armend Dallku ka përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin dhe fitoren e arritur.

“Dukagjini nuk njihet për lojë individuale, por si grup. Jam i kënaqur që kanë pasur rastin të paraqiten 22 apo 23 futbollistë dhe sigurisht që edhe ata që nuk kanë luajtur shumë do ta kenë rastin të paraqiten në të ardhmen”.

“Jam i kënaqur me ecurinë dhe duhet të luftojë secili lojtar që do ta ketë mundësinë të vesh fanellën e Dukagjinit. I përgëzoj lojtarët, pasi me besim dhe guxim arritëm këtë fitore”.

“Kishim pak ditë për t’u përgatitur, por ia dolëm me sukses t’i mbyllim anët e tyre të forta. Kjo është forca e Dukagjinit dhe jam i kënaqur me këtë fitore”, ka thënë Dallku. 

Share This:

Tags: Dallku Drita Dukagjini Vavalis
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit

6 May 2026
Lajme

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia

6 May 2026
Lajme

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të

6 May 2026
Lajme

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues

6 May 2026
RELATED Stories for you
Basketboll Lajme Sport

Fitore ndaj Prizrenit edhe në Gjilan, KB

20 April 2026

Pas një kohe të gjatë mungesë, KB Drita është rikthyer në Superligë! Gjilanasit e

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Drenica ndal liderin, Drita bie në Skenderaj

19 April 2026

Një gol i vetëm ka mjaftuar që Drenica të marrë një fitore të madhe

Lajme

Prishtina pret Dukagjinin në ndeshjen përmbyllëse të

13 April 2026

Sot (e hënë) zhvillohet ndeshja e fundit në kuadër të xhiros së 28-të në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.