Thursday 16 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

Kamenicë: Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësuesit e Swisscontact për fuqizimin ekonomik të grave

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ProCoders Center

 Drita kampione me meritë, SC Gjilani larg pritshmërive!
Futboll Opinione Sport Superliga e Kosovës

Drita kampione me meritë, SC Gjilani larg pritshmërive!

25 December 2024 0 Comment 7 min read

AA

Drita  arriti që pas 18  javëve të para të shpallet kampione dimri, derisa Gjilani është  pozicionuar në  pozitën e 6-të  në  tabelën e   klasifikimit të  Albi Mall Superliga e Kosovës në  futboll.

Përderisa suksesi i skuadrës ‘bardhë e kaltër” është  pritur, duke marrë  për bazë  organizimin dhe menaxhimin e klubit, ndërtimin e lojës, fondin e pasur të  lojtarëve, performancën e shkëlqyer, skuadra tjetër gjilanase,  Gjilani nuk i ka përmbush objektivat e saja të  parapara  në  fillim të  kampionatit.

Shkruan: Fehmi SYLEJMANI

Pavarësisht se Drita,  ka tubuar 40 pikë , 7 më  tepër se përcjellësi i parë  i saj Ballkani dhe 10 me shumë  se përcjellësi i dytë  Malisheva, nuk duhet të  vetëkënaqet me këtë  arritshmëri, sepse kampionati është  tejet i gjatë  dhe në  futboll gjithçka është  e mundur. Shto kësaj, Drita, në disa ndeshje nuk ka qenë  në  nivelin e dëshiruar, madje ka dy disfata, njëra ndaj rivalit lokal Gjilanit. 

Pikërisht në derbin lokal, janë shfaq dhe vërejt  disa mangësi apo lëshime, që në stinorin pranveror duhet medoemos përmirësuar.  

Shtabi teknik  dhe zyrtarët tjerë të Dritës janë të  vetëdijshëm, se gjatë  pushimit dimëror duhet analizuar mirë  e saktë. Një  analizë të thuktë dhe reflektuese.

Duhet  identifikuar se cilat ishin  ato mangësi apo defekte,  që  në  disa ndeshje u shfaqën,  ku  ekipi   hasi në  vështirësi,  ndonëse Drita,  aktualisht pa asnjë  hezitim ka skuadrën më  të  mirë  në  vend.

Në  anën tjetër,  nga Gjilani është  pritur shumë  më  shumë , duke pas parasysh ndryshimet që  ishin bërë  në  fillim të  kampionatit.

Jo vetëm në  klub, por edhe më  gjerë  prisnin më shumë prej lojtarëve që kishin në dispozicion, në mënyrë që rezultatet të mos ishin kaq të diskutueshme.

Gjilanin e përcolli një  formë  osciluese gjatë  këtij gjysmë  sezoni, që  nga syri i jashtëm  shihet i pajustifikueshëm.  Në  disa ndeshje, pikërisht kundër skuadrave të  forta, Gjilani shfaqte karakter  të  lartë , e që  rezultonte  më  pas me gjah të  plotë. E kundër skuadrave “mesatare” dhe më  të  “dobëta” shpesh herë  ka dëshpëruar jo vetëm “Skifterët”, por edhe dashamirët dhe njohësit e futbollit. 

Pika më  e diskutueshme në  ekipin  ‘bardhekuq” pa mëdyshe  ishte reparti i mbrojtjes, por jo në  nivelin e dëshiruar nuk kanë kaluar as mesfusha dhe sulmi.

Loja defanzive në  kë të  skuadër, mbase mund të  jetë  çelësi i suksesit apo mossuksesit. Pavarësisht përpjekjeve, lojtarët mesfushor nuk kanë arritur të  kenë  ritëm të  duhur, kreativitetet dhe detyra mbrojtëse për të  mbuluar boshllëqet e krijuara gjatë  situatave  të  ndryshme.

Po ashtu edhe sulmi ka mundur të  jetë  shumë  më  i rrezikshëm  për portat rivale, por jo sa duhet është  shfrytëzuar sulmuesi korpulent Jarovic.

Tashmë është mbyllur gjysma e sezonit në futbollin kosovar  dhe pas gati dymuajsh  muajsh(19 shkurt nis java e 19-të),  mund të bëhen disa balance edhe sa i përket ndikimit të lojtarëve të caktuar në skuadrat e tyre.

Gjilani ka nevojë  për përforcime urgjente në  të  gjitha repartet, në se dëshiron të  ngritët në  tabelën e klasifikimit. Ndonëse, janari është një treg shumë i vështirë dhe mundësitë janë të pakta.

Teksa në  këtë  drejtim,  Drita është   paksa më  komod, por stafi teknik dhe ai menaxherial  janë të  lirë  dhe autonom,  të  marrin vendime decizive  për të  mirën e klubit.

(Autori është  ish gazetar sportiv dhe opinionist i lirë )

Share This:

Tags: Drita Gjilani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel

16 July 2026
Futboll

Messi dërgon Argjentinën në finale, Spanja pret

15 July 2026
Sport

Egnatia “spektakël” ndaj Petrocub dhe shkon për

15 July 2026
RELATED Stories for you
Champions League Futboll Lajme Sport

Drita kërkon sonte kualifikimin në “Fadil Vokrri”,

14 July 2026

Kampionia e Kosovës, Drita, do të luajë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme

Futboll Sport

PROFIL SPORTIV: SABRI DËRMAKU, FUTBOLLISTI GJILANAS QË

19 June 2026

Gjilan, 18 qershor 2026 – SABRI DËRMAKU (30. 05. 1956) është një nga futbollistët e rëndësishëm të

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Gjilani triumfon në derbin ndaj Dritës

24 May 2026

SC Gjilani ka marrë fitore të rëndësishme në derbin e Anamoravës përballë FC Drita,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.