Disa lagje të Kamenicës mbesin pa ujë të pijshëm
Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Hidromorava ka paralajmëruar qytetarët e Kamenicës që uji nga rrjeti i furnizimit nuk është i sigurt për pije në disa lagje të qytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo masë është në fuqi për lagjet Qendra, Dëshmorët e Komanit dhe Beteja e Kikës.
Për shkak të ndryshimeve në parametrat kimikë, uji nuk është i përshtatshëm për konsum dhe mbetet i papijshëm deri në një njoftim të dytë.
Autoritetet përkatëse njoftojnë se uji mund të përdoret vetëm për qëllime teknike dhe kërkojnë që qytetarët të respektojnë këtë rekomandim deri në përmirësimin e situatës.
