Monday 10 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arian Tahiri e uron Faton Pecin për fitore: Rezultati është vullnet i qytetarëve

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 273 mijë e 666 qytetarë, apo 20.78% e

Voton Lutfi Haziri: “Uroj që kjo ditë të jetë e bardhë e me plotë gjalli

100 vjeçares nga Fushë Kosova nuk i lejohet të votojë

Voton Arbër Ismajli: “Votuam me zemër plot, besim e shpresë për të ardhmen që duam”

 Gjilan: Qendra e Kujdesit Ditor “Pema” – zhvillon aktivitet rekreativ me fëmijët në “Kasollja e

Deri në orën 09:00, votuan mbi 25 mijë qytetarë

Tre persona e bëjnë për spital (QKUK) një tjetër në Prishtinë

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për tentim-vrasjen në Novobërdë – arrestohet pas disa orësh

Alban Hyseni inkurajon qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës

 Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh
Lajme

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

5 May 2025 0 Comment 5 min read

AA

Ka dështuar edhe në përpjekjen e 11-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Në seancë të pranishëm ishin 111 deputetë, teksa kryesuesi Avni Dehari vendosi sërish në votim formimin e Komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

56 deputetë votuan për, 1 kundër, derisa s’pati abstenim. Deputetët e partive tjera nuk morën pjesë fare në votim.

Vazhdimi i seancës së sotme filloi me një minutë heshtje në nderim të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, me rastin e 5 majit – Ditës së Dëshmorëve.

Edhe këtë herë kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar nga partitë që nuk kanë propozuar një deputet për anëtar të Komisionit për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës ta bëjnë një gjë të tillë. Por, edhe kësaj radhe asnjëra nga partitë nuk ka propozuar kandidat.

Më pas kryesuesi e vendosi formimin e Komisionit në votim, por edhe këtë herë nuk pati kuorum.

Vazhdon seanca në përpjekjen e 11-të për konstituimin e Kuvendit|LIVE

Sot legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të bëjë përpjekjen e radhës për t’u konstituar. Të shtunën në mungesë kuorumi, dështoi përpjekja për zgjedhjen e komisionit për votimin e fshehtë, duke e detyruar kryesuesin Avni Dehari  që  ta ndërpresë seancën, duke paralajmëruar se ajo do të vazhdojë të hënën, në orën 10:00.

Për herë të dhjetë me radhë të shtunën, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk arriti të konstituohet. As në vazhdimin e nëntë të seancës nuk pati lëvizje pozitive drejtë konstituimit të Kuvendit të Kosovës .

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të shtunën u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit.

Por, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi mënyrën e drejtimit të seancës, duke mos propozuar kandidatë për komision. As LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatë për komisionin, duke mbajtur qëndrimin e njëjtë si në seancat e kaluara, raporton RTKlive.

Ndërkohë, nga 106 deputetë të pranishëm, vetëm 54 votuan pro krijimit të komisionit, një kundër, dhe asnjë abstenim, numër që nuk mjaftoi për kuorum.

Pas përfundimit të seancës, përfaqësues të partive politike vazhduan me akuza ndaj njëra-tjetrës për moszgjedhjen e kryeparlamentarit.

Përfaqësuesit e partive kundërshtuese kanë thënë se Albulena Haxhiu nuk do të votohet për kryekuvendare as në vazhdimin e seancës të hënën paradite.

Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve.

Votimi i kryekuvendarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin.

Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës.

Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Share This:

Tags: Kuvendi i Kosves
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Muriqi: Nuk do të ndalem, kjo fitore

10 November 2025
Shëndeti

Mjeku Edvin Prifti: Ja çfarë i kanë

9 November 2025
Lajme

Arian Tahiri e uron Faton Pecin për

9 November 2025
Lajme

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar

9 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Dështon edhe përpjekja e 19-të për konstituimin

21 May 2025

Ka dështuar edhe tentimi i 19-të i Kuvendit të Kosovës për konstituim të legjislaturës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.