
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Ka dështuar edhe sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, në përpjekjen e gjashtë për konstituimin e Kuvendit. Zgjedhja e saj ka dështuar sërish.
Në sallë ishin të pranishëm 119 deputetë. Për votuan 57, kundër 47 dhe tri abstenime.
Seanca është shtyrë për të dielën, 27 prill, në ora 10:00.
