
Dëmtohet rruga në dalje të Gjilanit, opozita adreson kritika të ashpra, qeverisja komunale del me njoftim/sqarim
Ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme të pafund nga mediat e akterë tjerë institucional, përkitazi me kualitetin e punimeve në projekte të ndryshme infrastrukturore në Gjilan.

E një reagim i rreptë lidhur me kualitetin e punimeve është publikuar gjatë ditës së sotme nga individë e subjekte partiake në Gjilan, të cilat kanë kritikuar cilësinë e asfaltit në njërën nga rrugët që bien në territorin e komunës së Gjilanit, gjegjësisht në magjistralen Gjilan – Prishtinë, në fshatin Livoc.
Ndër më të zëshmit për këto pamje ka qenë kreu i degës së PDK-së në Gjilan Riad Rashiti, i cili i ka cilësuar adoleshentë drejtuesit institucional të komunës së Gjilanit.
“Këto pamje janë vërtet të tmerrshme, por kështu është kur adoleshentët qeverisin me Gjilanin, kur praktikanti i VV-së e luan rolin e inxhinierit dhe t’i mbikqyrë projektet kapitale. Sepse pas tre muajsh që asfaltohet kjo rrugë të bëhet në këtë gjendje është turp, plus është hera e tretë që e njejta rrugë është asfaltuar brenda dy viteve të fundit, ka shkruar mes tjerash Rashiti.
Më tej kanë reaguar edhe qytetarë e zyrtarë tjerë institucional, për c’gjë cështja pati jehonë të theksuar gjatë tërë rrjedhës së ditës.
LEXO EDHE:
E pas këtyre kritiktave në orët e vona të pasdites Komuna e Gjilanit ka dalur me një sqarim publik në faqen e saj në rrjete sociale.
Aty thuhet se: “ky projekt është në kompetencë të Qeverisë Qendrore, dhe kontrata për ndërtimin e rrugës është lidhur nga institucionet qendrore para mandatit aktual të kësaj qeverie dhe se projekti në fjalë është i financuar nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim)“.

Ja sqarimi i plotë nga Komuna e Gjilanit :
“Pas disa raportimeve në portale dhe reagimeve të qytetarëve për dëmtimet në rrugën e sapoasfaltuar në magjistralen Gjilan – Ferizaj, ndjejmë nevojën të sqarojmë opinionin publik se:
Ky projekt është në kompetencë të Qeverisë Qendrore, dhe kontrata për ndërtimin e rrugës është lidhur nga institucionet qendrore para mandatit aktual të kësaj qeverie.
Projekti në fjalë është i financuar nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim).
Komuna nuk është palë në këtë kontratë dhe as në mbikëqyrjen e punimeve, prandaj edhe ndërhyrja jonë është jashtë fushëveprimit ligjor dhe institucional.
Edhe ne ndajmë shqetësimin e qytetarëve për gjendjen e kësaj rruge dhe i inkurajojmë institucionet përgjegjëse që të trajtojnë me seriozitet çdo mangësi të evidentuar.
Qytetarët meritojnë projekte cilësore dhe të qëndrueshme. Ne mbesim të përkushtuar për transparencë dhe për mbështetje në çdo rast kur kemi mundësi dhe përgjegjësi konkrete për të vepruar.
