Monday 9 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Triumf i Gjilanit në Ferizaj, Llapi dhe Malisheva fitojnë në shtëpi

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit në pritje, Qeveria kërkon qartësi të plotë nga Kushtetuesja

Shkëndija shpërthen ndaj arbitrimit në Maqedoninë e Veriut: Do ta njoftojmë edhe UEFA-n

Kamenica pjesë e ceremonisë së organizuar për Ditën e Mësuesit nga Ministria e Arsimit dhe

Studentët e UKZ-së informohen për mundësitë e studimit dhe bursave në Gjermani

Kushtetuesja ndalon veprimet e Presidentes dhe Kuvendit deri më 31 mars

Guxo pranon dorëheqjen e Haxhi Avdylit, reagon Donika Gërvalla: Askush nga partia s’ka linçuar Presidenten

Gjilani i pandalshëm, mposht Ferizajn dhe merr fitoren e tretë radhazi

Parashikimi i motit për të hënën, 09.03.2026

Kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit: Zëri i Grave duhet të dëgjohet gjithnjë

 Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit në pritje, Qeveria kërkon qartësi të plotë nga Kushtetuesja
Lajme

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit në pritje, Qeveria kërkon qartësi të plotë nga Kushtetuesja

9 March 2026 0 Comment 4 min read

AA

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Qeveria ka bërë të ditur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese pezullon zbatimin e dekretit deri në shqyrtimin e plotë të çështjes në merita.

Sipas ekzekutivit, ky vendim krijon hapësirë që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.

Qeveria thekson se situata aktuale ka krijuar një periudhë pritjeje prej disa javësh, gjatë së cilës një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët mbeten pa miratim nga Kuvendi.

Në reagim thuhet gjithashtu se ekzekutivi pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të sjellë qartësi të plotë për këtë çështje dhe të vendosë një standard kushtetues për të ardhmen, në mënyrë që institucionet dhe qytetarët të mos përballen me pengesa të ngjashme.


Komunikata e plotë e Qeverisë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pezullon zbatimin e këtij dekreti deri në shqyrtimin në merita të çështjes.

Ky vendim krijon hapësirën që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.

Për tre javë jemi në gjendje pritjeje ndërkohë që një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit.

Qeveria pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të japë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët mos të përballen me këto pengesa serioze.

Share This:

Tags: Kuvendi Qeveria
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Triumf i Gjilanit në Ferizaj, Llapi dhe

9 March 2026
Lajme

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit në pritje,

9 March 2026
Futboll

Shkëndija shpërthen ndaj arbitrimit në Maqedoninë e

9 March 2026
Lajme

Kamenica pjesë e ceremonisë së organizuar për

9 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë është

24 February 2026

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka pritur të martën në një takim kortezie Përfaqësuesin

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme

Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

11 February 2026

Seanca për konstituimin e Kuvendit, e planifikuar të mbahet sot në orën 17:00. Kjo

Ciceroni Featured Lajme Librari

Qeveria në detyrë mbajti mbledhje: Miratoi dërgimin

29 January 2026

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje një mbledhje elektronike në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.