Defekte në FPU Përlepnica dhe FPU Velekincë, ndërpritet furnizimi me ujë, KRU Hidromorava kërkon mirëkuptim nga qytetarët
Defekte në FPU Përlepnica dhe FPU Velekincë, ndërp[ritet furnizimi me ujë, KRU Hidromorava kërkon mirëkuptim nga qytetarët.
Shih edhe: Filmi dokumentar “Hija e shiut”
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan, përmes faqes së saj zyrtare në platforma sociale, ka njoftuar se është shkaktuar një avari në dy fabrikat e trajtimit të ujit, asaj në Përlepnicë dhe Fabrikës në Velekincë.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se ekipet teknike janë duke punuar për të sanuar defektet, pasi dy fabrikat janë kryesore për furnizimin e konsumatorëve të komunës dhe vetë banorëve të qytetit të Gjilanit me ujë.