Tuesday 14 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

Kamenicë: Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësuesit e Swisscontact për fuqizimin ekonomik të grave

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ProCoders Center

Drita kërkon sonte kualifikimin në “Fadil Vokrri”, gjithçka mbetet e hapur ndaj Kauno Žalgiris

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur gjilanas, Nexhmedin Ymeri

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë në një argjendari në Gjilan

Mbi 10 mijë viktima nga temperaturat ekstreme në Evropë, të moshuarit më të prekur

Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë me katër çmime në festivalin ndërkombëtar në Pragë

Kryetari Alban Hyseni: Parku Industrial do të sjellë vende të reja pune dhe mbështetje për

 Cikël me poezi nga Sherafedin Kadriu – homazh për poetin që la gjurmë të pashlyeshme
Uncategorised

Cikël me poezi nga Sherafedin Kadriu – homazh për poetin që la gjurmë të pashlyeshme

9 April 2026 0 Comment 30 min read

AA

Në orët e para të mëngjesit të 9 prillit 2026 u nda nga jeta shkrimtari dhe studiuesi Sherafedin Kadriu, një ndër figurat më të rëndësishme të jetës kulturore në Anamoravë dhe më gjerë.

Pas një sëmundjeje të rëndë disavjeçare, ai u shua pak kohë para pensionimit nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, duke lënë pas një veprimtari të pasur në letërsi, kritikë dhe studime të trashëgimisë kulturor

I lindur më 1961 në Pogragjë, Kadriu ishte një emër i përkushtuar ndaj dijes dhe krijimtarisë, si mësimdhënës, studiues dhe autor i disa veprave të rëndësishme. Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij, publikojmë një cikël me poezi nga krijimtaria e tij, si dëshmi e ndjeshmërisë dhe thellësisë së fjalës së tij artistike, që do të vazhdojë të jetojë përtej kohës.

PËR NGJYRËN E ZEZË

( Shkëputur nga libri i tij poetik KUR VDESIN NGJYRAT, në nderim të jetës dhe eveprës së autorit që sot, më 9 prill 2026, pas një sëmundje të rëndë disavjeçare, ndërroi jetë, në shtëpinë e tij, në Gjilan)

ÇAFKAT

Që kur di për ju, të zeza ju kam pare

***

Sonte

Në këtë muzg që sapo ka nisur

Ç’ju keni turrë drurëve të pakët të pyllit

të Spitalit tim

Në këtë shkurt pa borë si vetë dimri i këtij viti

***

Ngadalë se do t’ma thyeni edhe xhamin e dritares

Mijëra jeni, jo më pak

Kurrë kaq shumë nuk ju kam parë

***

Edhe e zeza paska një të bardhë

***

Çfarë flatrash paskëshit

Sa drejtimesh merrni

Përballë-kaloni, anashkaloni, parakaloni

Sa shpejt ktheheni, e se kur ndaleni

Niseni sërish

Si nuk ndesheni asnjëherë

Çfarë shoferë!

***

Sonte

Do të ha nga mishi i juaj i thartë

Ndoshta e ndalë të bardhën time

Bashkë me frymëmarrjen e zënë në kraharor

***

Çafkat e mia

Atë ditë

Do të mërzitem edhe për bojën tuaj katran.

(E shkruar në messhkurtin e vitit 2023 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit)

NË VIGJILJE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

“O doktor, doktor Asllani

A t’shkoj n’shpi për Ditë Bajrami”

Këngë vaji e vashave me tuberkuloz, gjatë viteve ‘70 të shek. XX.

Spitali i Gjilanit

1

Sonte,

Nëse nuk shkoj në shtëpi

Ky muzg festiv hundë e buzë bashkë do t’i bëjë

Nesër

Dita e Pavarësisë

Do të zbehet si mermeri i zverdhur

2

Në ditë festash

Çafkat e zeza i kanë merak bebëzat e shterura

Dhe meitin gri

Në krahë legjendash kanë flatruar tufash

Fushëbetejave mbushur me të vrarë

***

O, ti shpirt i kallur etjesh

Ku t’i gjej gjurmët e mëshirës për Ditën e Ringjalljes

Dije,

Po dole s’kthehesh dot

Çafkat po presin …

***

… se unë ka kohë

I kam pastruar plagët me pendlat bojë sterri

(E shkruar në messhkurtin e vitit 2024, në Spitalin e Gjilanit)

HIJA IME

(Mjekëve që ma bënë sëmundjen më të lehtë)

1

Thjeshtësinë e Bukovskit e lexova

Atë ditë kur pushonte hija ime

Nën qarrin e çafkave të zeza

Ç’ma kanë kallur datën ata sqepa të mprehtë

I njoh unë, i njoh

Si paranë e kuqe

Sa me dëshirë do t’ma çukitnin hijen e lodhur

Ato pështirosje me zëra metalikë të çoroditur

* * *

Kujtojnë që jeta mbaron me sy-shterur

* * *

Jeta lyp shumë

Unë i kam dhënë pak

E di Bukovski,

E di

Unë i kam hyrë në hak

2

Vetë e kam mbytë me tym kaçaku

Pa llullë Karadaku

Atë mukozë të çarë pa rrezatim

* * *

E sot,

Hija ime zhdavaritet

Si muzgu i purpurt në perëndimin e kësaj dite

Që pushon hej më tutje

Te Varret e Reja të qytetit tim

(Shkruar nën atë pishën e thatë të Spitalit Pulmologjik, Gjilan, 2025)

FRYMËMARRJE KALLUR

(Dr. Xhevdet Latifit, Spitali Pulmologjik, Gjilan, shok banke i Gjimnazit).

Rrugët e frymëmarrjes kur kallen flakë

I thonë kancerit

Plaç

Ti nuk vret më keq

O mbret

Një vrap me shpirt nëpër dhëmbë

As pa thirr

As pa u përgjigj

Përplasem si thes i fryrë

Bie e nuk shfryhem

As ngrihem

***

Si nëpër ëndërr

Vjen zëri i gjimnazistit të bankës sime

Rrugët janë mbyllë

Po bëhet mirë

***

Pak më vonë

Shoh sytë në gropë

Sa thellë më paskan hyrë

Pak më vonë

Fill i vetëm

Pa asnjë ndihmë

Ngjis shkallaret për në kat

Nuk e di

Në mos po ngjiten ato bashkë me mua

Se 15 minuta – 30 shkallë …

I gjallë qenkam, i gjallë

Me çafkat do të kuvendoj

Nja shtatë-tetë ditë të mira

*

NË KRYE MOTMOTI

(Në fletoren e Ajanës)

Ka një vit e pak më shumë ditë

Që jemi ndarë

E s’ju kam parë

As malli nuk më kish marrë

Në këtë botë

Larg sysh, larg zemrës

Në atë tjetrën

Nuk e di

***

U takuam ballë përballë

Unë në dritare

Ato prej dika duke ardh’

Bota ime u ndez

I hapa krahët t’i pres

Ato më rrethuan në rreth

Si përdridhen të zezat e mira

Edhe ngjyrën e zërit e paskan ndryshuar

S’është më ai zëri metalik

O mik

Një ngjyrë dashurie ma kaplon shpirtin

***

Çafka moj,

Të mira moj

Që sot po ju lë ftesën time

Për një takim të ri

Në gazmendin tim të vjetër

Ejani

Nipin tim dëshmitar

Guri i thonë

Kurrë me gurë s’ka me ju gjuajtur

(Mars, 2024, Spitali Rajonal, Pulmologjia, Gjilan)

VETMIA

Vetmia vjen me kollën e thatë

E gjakun e pështymë

Shpesh lodhshëm

Për çdo ditë këputet nga një fije

Ikja kthehet për një lamtumirë të vonë

Ndoshta guximi ka me vra vetveten

Para se me qarë ligsht

Para se me i mbyllë dy sytë plot lot

Sa afër e paskam o Zot

Vetëm tre vjet

Po shumë ditë numërohen

Mbi një mijë

E ku t’i marrë njëmijë bardhësi

Me kancerin në mushkëri

Me kollën që pështyn gjak të zi

Hej, hej

Jetë, o jetë

Po…

Kurrë s’u ngika njeriu me ty!

NË KËTË LOJË NUK KA REMI

Asnjëherë s’e kam nxjerrë mbretin në lendinë

Ushtarët po,

Edhe oficerët, se topat e kuajt pa tjetër

Atëherë luaja për të qenë i pari

Tani luaj për ta vrarë kohën i fundit

Si mbret i abdikuar pres ditën e mbramë

Nuk e di në është metaforë

Apo kënaqësi e përkorë

Mjafton të takohemi pak para matit

Se në këtë lojë nuk ka remi

Humbja është e ditur!

Ngre kokën kah muri

Pesë minuta paskan ikur nga nuri im

NË FUND TË VETMISË

(Unë ekzistencialisti)

Përditë përsëris monotoninë

E, në çdo mbrëmje vdes me gjumin

Ndonjëherë s’e përfill dënimin

E absurdi më kap për fyti

Sytë zgurdulluq më dalin

Më ngreh zhagas pa farë ndrojtje

Drejt pafundësisë

Me thënë të drejtën

Unë jam pak frikacak

E shikoj me dyshim ndryshimin e fundit

O ti miku im,

Udhët e shtrembëra nuk drejtohen me fjalë

Kot e ka Kamy

Predikon pa e dëgjuar Niçen

Kush është ai trim

Që të ofron përvojën e vdekjes

Një trohë vëmendje, ju lutem

Vetëvrasjes time sot

Pak para gjykimit tuaj

PARA SE ME U SHTRI’ …*

Mos ma lidhni gojën me metaforë

Se më kanë rënë dhëmbët e bëhem horë

Ditën e fundit

Me qefin të bardhë si bora mbulomani trupin

Ta ndjej afshin e dheut të varrit tim,

Para se me u shtri në dritën e zezë

Për herë të parë kam me bërë udhën e fundit

Pa i lyp sy Zotit

As juve nuk ju lodh shumë

Vetëm pak hapa

Lutjen e fundit ma këndon

mbesa ime, Ana

Testament fjalësh

Loçka e gjyshit

***

Ah, porosi si poezi,

po e vështirë për t’u shkruar vetë

Po i ruaj mendtë, nuk po çmendem krejt

________________

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres

14 July 2026
Lajme

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që

14 July 2026
Lajme

Kamenicë: Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësuesit

14 July 2026
Lajme

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ProCoders Center

14 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres

14 July 2026

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas

Lajme

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që

14 July 2026

Ka nisur asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Breznicë dhe Muhoc në komunën e

Lajme

Kamenicë: Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësuesit

14 July 2026

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, së bashku me zëdhënësen e Komunës, Lidiona

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.