Wednesday 13 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të lirisë së medias

Haziri: Kosova s’ka pasur koalicion më popullor e më të dashur se ai LDK-VV

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik

Gërxhaliu: Importi gati katër miliardë euro, eksporti 595 milionë tregon mjerimin ekonomik

Temperaturat e larta, IKSHPK del me katër këshilla si ta mbani shtëpinë e freskët

Dyshohet edhe për një viktimë nga zjarri në Elbasan, gjashtë fshatra të djegura plotësisht

Hyseni: “Gjilani Smart City”, është një hap i madh përpara dhe një model për qytetet

Një fëmijë shqiptar 4 vjeç humb jetën në një aksident në St. Gallen të Zvicrës

Kushtetuesja: S’është finalizuar teksti, publikohet pasi të përfundojnë procedurat

 Çfarë do sillte rrënimi i Rusisë?
Lajme

Çfarë do sillte rrënimi i Rusisë?

11 February 2023 0 Comment 8 min read

AA

Shpërbërja e Federatës Ruse do të përmirësojë sigurinë dhe stabilitetin e disa rajoneve relativisht afër me të, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Nga: Janusz Bugajski

Ushtria shtetërore moskovite e mposhtur në Ukrainë, nën sanksione të rënda ndërkombëtare, me rënie të të ardhurave nga energjia, buxhet të zvogëluar dhe e privuar nga baza e saj e burimeve në Siberi, do t’i ketë aftësitë për të sulmuar fqinjët apo për të nxitur trazira jashtë kufijve të saj të reduktuara në mënyrë domethënëse.

Ndërsa Moska kthen sytë nga vetja për t’u marrë me krizat e brendshme të shumëfishuara, kapaciteti i saj për agresione jashtë vendit do të bie. Aftësia e saj për ta futur Evropën në kurthin e varësisë energjetike, për t’u përfshirë në korrupsion politik dhe për të përhapur dezinformata (informacion të rremë) do të kufizohet.

Krahu lindor i NATO-s, nga Arktiku deri në Detin e Zi do të bëhet më i sigurt, çfarë do të rrisë zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal. Ukraina dhe Moldavia do të jenë në gjendje të rifitojnë territoret e tyre të pushtuara dhe të kërkojnë integrimin në BE dhe NATO pa u frikësuar nga reagimi i Rusisë. Bjellorusia do të mund të arrijë pavarësinë e saj, të zhvillojë demokracinë dhe të ndërtojë marrëdhënie produktive me fqinjët e saj.

Në Ballkanin Perëndimor, pa mbështetjen ruse, mundësitë e Serbisë për të destabilizuar rajonin do të reduktohet dhe kërcënimi i konfliktit të armatosur në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi do të zvogëlohet. Projekti i BE-së mund të fitojë sërish vrull dhe NATO-s nuk do t’i duhet të vazhdojë të mbrojë një krah të brendshëm të saj nga ambiciet e Moskës.

Gjithsesi, Uashingtonit dhe Brukselit i duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ndezin konflikte të tjera përmes ndonjë kompromisi me mini-imperializmin e Beogradit. Krijimi i çfarëdo entiteti të veçantë serb në Kosovë do t’i japë zemër qeverisë separatiste serbe në Banja Luka dhe gjithashtu mund të çojë në thirrje për ndarjen e Malit të Zi.

Me një Rusi të dobësuar në Kaukazin e Jugut, Gjeorgjia do të jetë në gjendje të negociojë për rikthimin e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në republika autonome brenda një federate gjeorgjiane.

Armenia dhe Azerbajxhani më në fund do të jenë në gjendje të nënshkruajnë një traktat paqeje pa ndërhyrjen e Moskës. Kjo, gjithashtu, do të ulë ndikimet negative iraniane në rajon, ndërkohë që Gjeorgjia dhe Azerbajxhani mund të vendosin marrëdhënie me republikat e pavarura që po krijohen në Kaukazin e Veriut. Shtetet e Azisë Qendrore do të ndihen gjithnjë e më të çliruar nga Rusia dhe mund t’i drejtohen Perëndimit për marrëdhënie më të thella energjetike, ekonomike dhe sigurie.

Në mbarë federatën ruse do të krijohen shtete të reja pro-perëndimore, çfarë mund të rrisë stabilitetin në disa rajone të Evropës dhe Evroazisë.

Në të njëjtën kohë, Kina do të synojë të zgjerojë ndikimin e saj në mesin e shteteve bërthamë në Siberi dhe Lindjen e Largët dhe të fitojë akses më të lehtë në rrugët tregtare të Arktikut dhe veriut. Shpërbërja e Rusisë do të krijojë në këtë mënyrë pika të reja konfrontimi të Perëndimit me ambiciet e Kinës.

Rajonet dhe republikat e Rusisë në Lindjen e Largët do të kërkojnë njohjen dhe investimet e jashtme dhe do rezistojnë të mos përfshihen në perandorinë ekonomike kineze në rritje. SHBA dhe BE duhet të punojnë në sinkron me Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin dhe Kanadanë për t’i hapur rrugën kontakteve diplomatike dhe bashkëpunim ekonomik me shtetet aspirante.

Edhe pse politikë-bërësit kanë paralajmëruar shpesh se të diskutuarit mbi rrënimin e Rusisë, mund ta bëjë Putinin të mobilizojë popullin në mbështetje të regjimit, e vërteta është se ato që ndihmojnë Moskën janë heshtja, mohimi dhe mungesa e strategjisë.

Kremlini pretendon se Perëndimi dëshiron të shkatërrojë Rusinë pavarësisht politikave aktuale perëndimore. Mohimet e Uashingtonit dhe Brukselit thjesht nxisin komplotet e Kremlinit, ashtu si dhe narrativën e tij për kërcënimin e pretenduar të NATO-s.

Për më shumë se dy dekada, zyrtarët e NATO-s janë përpjekur të bindin zyrtarët rusë se NATO nuk është një kërcënim për Rusinë, pa arritur të kuptojnë se Kremlini i shpik kërcënimet perëndimore, pavarësisht politikave aktuale (të perëndimit).

Një qasje shumë më efektive do të ishte të specifikoheshin qartë elementet që Perëndimi mbështet për Rusinë. Mbështetja e hapur ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut, federalizmit dhe autonomisë së republikave dhe rajoneve mund të ndihmojë në inkurajimin e qytetarëve të Rusisë, duke i treguar atyre se ata nuk janë të izoluar nga bota. Ata do ta rrisnin përpjekjen e tyre për siguri dhe zhvillim ekonomik, duke refuzuar Moskën dhe duke formuar shtete të reja që kultivojnë marrëdhënie paqësore me fqinjët.

Zyrtarët perëndimorë bënë shumë gabim kur besuan se rënia e komunizmit sovjetik shënoi dhe fundin e imperializmit rus. Një gabim i dytë strategjik duhet të shmanget e të mos besohet se perandoria aktuale ruse është e përjetshme.

Kur duan të rriten me tepri, shtetet perandorake pashmangshmërisht shemben – pikërisht ashtu siç shprehu dhe rasti i Moskës në Ukrainë – e për më tepër, kur presionet centrifugale ushqehen nga rënia ekonomike, pakënaqësitë rajonale dhe ringjalljet kombëtare.

Uashingtoni dhe Brukseli duhet të kontaktojnë republikat dhe rajonet e Rusisë dhe t’i tregojnë se qytetarët e federatës së dështuar kanë një të ardhme përtej fantazive destruktive perandorake të elitës së Kremlinit. /Gazeta “Dita”/

Share This:

Tags: Bugajski Rusia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka

13 August 2025
Lajme

Haziri: Kosova s’ka pasur koalicion më popullor

13 August 2025
Lajme

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të

13 August 2025
Lajme

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat

13 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Trump: Putini ka kohë deri të premten

4 August 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i dërguari i tij i posaçëm, Steve

Lajme

Putin paralajmëron Perëndimin: Rusia është gati për

13 March 2024

Vladimir Putin paralajmëroi të mërkurën Perëndimin se Rusia është teknikisht gati për luftë bërthamore

Lajme Sport

Ukraina bojkoton Botërorin e xhudos për shkak

1 May 2023

Xhudistët ukrainas nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Xhudos të këtij

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.