Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 ÇËSHTJE KOMB-SHTETI
Kulturë

ÇËSHTJE KOMB-SHTETI

10 January 2023 0 Comment 13 min read

AA

Sami Frashëri, (1850-1910), një nga rilindasit dhe nacionalistët më të flaktë për çështjen shqiptare në shekullin e XIX është një figurë qendrore e kombit.

Shitje, servisim, dekodim

Është një personalitet dhe funksionar i perandorisë osmane, por njëkohësisht përparimtar me ide perëndimore bashkëkohore që mendonte për një Shqipëri të pavarur si komb-shtet.

Në kohën kur ‘’E sëmura e Bosforit’ po bëhej gati të përdorte akoma levat e saj mbi Ballkanin, kur shtetet e Ballkanit mendonin më shumë të zhvasnin sesa të jetonin në paqe, shumë personalitete shqiptare që jetonin jashtë atdheut u vunë në lëvizje.

Samiu ishte një personalitet në fushën e kulturës që përdorte 9 gjuhë të huaja, dije të gjera në shumë fusha të shkencave shoqërore si dhe të natyrës, enciklopedist dhe publicist.

Në lidhjet e shumta dhe letrat epistolare që ka me shumë personalitete të kohës ai ka një letër shumë interesante me një personalitet tjetër të mendimit dhe iluminizmit shqiptar, Jeronin de Radës.

Më poshtë janë shprehur mendimet e Sami Frashërit për situatën e krijuar në ato vite, luf.ta për bashkimin e shqiptarëve, problemin themelor të gjuhës dhe fesë si dhe problemi i Shqipërisë për ndarjen dhe luf.tën nga shtetet ballkanike, ndikimin e Turqisë.


Ndë Kostandinupojë më 20 të shkurtitë 1881

Zot i nderçur’ e vëlla i dashurë

Përgjigjemi në dy letra të zotërisë sate, njera shkruarë më 28 të sht Mërtirit (novembre), tjatra më 2 të shkurtit (fevr.ier) 1881. Edhe të lutemi të na ndjejsh që mënuamë të përgjigjeshimë mbë kohë në të parët.

Kemi kënduarë, që motit, këngëtë që ke mbledhurë e punëratë që ke bërë zotëria Jote në gjuhët tënë e për kombinë tënë edhe i kemi pëlqyerë shumë, sikundrë edhe gramatikënë e zotit të nderçurë djalit zotërisë satë z Giussep Radësë, të cilit i gëzohemi edhe e përqafojmë vëllazërisht.

Të përgjigjemi përpara për punët t’allfabetësë: Allfabeta, që ka bërë shoqëria jonë na duketë se është shum’ e leht e e plotë, edhe gjuha jonë shkruehtë me të fort mirë.

Kjo allfabetë ësht’ edhe e pëlqyerë e e dheksurë prej gjithë shqiptarëvet, e sot është e përhapurë nëpër gjithë Shqipërinë. P’andaj na duketë që s’është nevojë të kërkojmë tjetërë alfabetë.

Për punët të fletësë (a ditaresë) jemi menduarë që kohët, edhe shumë herë kemi kërkuarë pandaljenë (la permission) nga kuvern’ e turkutë, po s’na është dhënë; e turku nukë do xjuarjenë e shqiptarëvet edhe lindjen e Shqipërisë përsëri, po do t’e ketë fjetur’e të verbërë.

Kemi shumë nevojë po do t’e sjellë puna që t’e nxjerëm (le publier) në Shqipëri, nukë me gjuhëra shumë po vetëm në gjuhët shqip të pandemë e të njëjtë, sikundrë duhetë të jetë edhe Shqipëria, se shumë gjuh’ë e shumë djalekta sjellinë, ndarje e mërgimi.

Vërtet sot kemi disa djalekta, po këto nukë janë të huaja njera nga jatera; po ca nga fraset edhe nga fjalët e gjuhësë kanë humburë më ca anë të Shqipëris’e të kolonivet e kanë rojturë më ca anë të tjera, shumë fjalë, pase e mbrujtime të fjeshta e të mira që rojnë në Shqipëri janë humburë nëpër kolonit, shumë të tjera janë humburë në Shqipëri e rojnë nëpër koloni(a kolonjat), kshu edhe në mest të Gegërisë e të Toskërisë edhe të gjithë këtyre fjalëve e fraseve bashkë, edhe gjuha shqip do të bëhetë e begatë (riche), e gjerë e do të shpëtonjë nga të pasurit nevojë më fjalë të huaja, edhe gjithë djalektatë do të gjendenë të gjitha të bashkuara e të përzjera.

Të vimë në punët e ndarjes Shqipërisë më tri degë të bashkuara (a trois etats confederes). Kjo punë as e mirë na duketë, as mund të bënetë kurrë në Shqipëri; se e para nukë duamë të ndahemi, po duamë të bashkohemi satë muntmë më teprë; e dyta, Shqipëria nuk ësht’ ndarë pas fevet, edhe shqiptarët e çdo feje nukë janë të ndarë më vet’he po gjendenë të bashkuarë më çdo anë, përveç në Shqpëri të poshtërme që s’ka katolikë.

Shumë fara e fise janë që pushtojnë muhametanë e të krishterë, edhe një i krishterë është m’i aftrë me një muhamentan që ka në farët të ti, se nga një i krishterë që është nga një farë e tjatërë; edhe me të gjithë të pjekurit të huajët, do-me-thënë të turqet, të krekërvet, të shqehet (des slaves) e të tjerëve, që rahana nat- e ditë të na ndajn’ e të na çajnë, vëllazëria në mest tënë nukë na është prishurë, edhe të gjithë shqiptarëtë duanë të quhenë vëllezërë edhe djemt’ e një mëmëdhethi të dashurë; edhe në ka më nonjë anë ndarje duhet t’e çkulim e t’e hedhimë poshtë, duke lënë fetë për në kish’ë për në xhami, e duke bërë gjithë vëllezërë sikundrë n aka bërë natura e sikundrë kemi qënë të moti.

Pun’ e vëllazërisë shqiptarëvet edhe e bashkimit e e ngjalljes Shqipërisë është pun’ e Lidhjesë (de la Ligue) që e ka zënë punënë shëndoshë edhe po vete gjithënjë mbarë; pun’ e të ngjallurit të gjuhësë shqip edhe të bashkuarit të djalektavet t’asaj e të ndritësuarit të kombit tënë që është një pun’ë e shenjtëruarë t’e mbaronjë pa ndihmën e burave si zotëria Jote e si të tjerë djem e të ndrituarë të mëmëdhethit tënë që janë në kolonjat e Italisë e gjetëk.

Po tani nuk po vemi përpara si duamë se gjendemi në një vënt që s’ka dliri(liberte) e papengim për të këtilla punëra, edhe më teprë sot që mbretëri e turkut ka zën’ e s’zë besë më shqiptarët, po i vështron si armiqt e saj.

Punërat që po bën lidhja e Shqipërisë në Gegëri, që nonjë muaj e tëhu, mbase nuk i kini dëgjuarë, se fletët e Evr.opesë nukë bëjnë shumë fjalë , duk me qënë që më nj’anë Turqia nukë le të dëgjohenë nëpër botët më nj’anë armiqtë tanë greqt’ e shqehtë, duanë t’i tregojnë të vogëla e të mosgjëjta.

Lidhja e shqiptarëvet që ka kërthizën në Pizdren, në Gegëri, ka kërkuarë shumë herë që nga tre vjet e tëhu, bashkim’i i Shqipërisë më një provincë me otonomi po mbretëria gjer më sot e kish gënjyerë me fjalë, edhe s’ka dashurë të bënjë gjë farë për Shqipërinë.

Këtë herë shqipëtarëtë e kupëtuanë fort mirë që mbretëria nukë do të bënjë gjë kurrë për ta, edhe Lidhje e Pizdrenit pa nevojë të bashkojë Shqipërin’ e t’ë bënjë një me otonomi, e mbase me ç’këputje (indepedance) fare, pas punës, kështu Lidhja mori emërin e kuvernos të përdorme (gouvernement provisoire) edhe përzuri kuvernatorëtë turq nga gjithë vilajet i Kosovësë edhe nga Pizdreni, nga Djakova, nga Tetova, nga Dibra etj.

10000 shqipëtarë të armatosurë kanë zënë Ysqypnë (Shqupnë) edhe udhënë e hekurtë; 10000 të tjerë bëhenë gati për të unjurë në Toskëri.

Për pakë kohë do të dëgjoni një ngritje (revolution) të madhe në Shqipëri. Në u bëftë dot Shqipëria më vet’he, nukë do të kemi nevojë për prensër, as të krishten’ as muhametanë, që të na rjepën e të na pinë gja.knë’ vëndi ynë munt edhe do të kuvernohetë prej një farë dhmokratije prej pleqet, sikundrë kanë qenë prindët tanë që motit, edhe sikundrë jan’ edhe sot malësit’ e Shqipërisë, që janë thuase të dlirë e më vetehë.

Po të mbarohetë kjo punë, atëherë [krijohen mundësi] edhe për fletët edhe për të shkelurit e këngëvet të zotërisë s’ate e të tjera. Të falemi me nder e me shumë dashuri

Sami Frashëri (marrë nga vepra 2 e Sami Frashërit)

Përgatiti Eugent Kllapi

Share This:

Tags: De Rada Sami Frasheri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.