Burj Khalifa goditet nga droni iranian, dalin pamjet
Irani nisi një valë sulmesh hakmarrëse sonte.
Një dron iranian ka goditur hotelin pesë yjesh Burj Al Arab në Dubai.
Hoteli 60-katësh, 321 metra i lartë, ndodhet në një ishull artificial në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Burj Al Arab është një nga hotelet më të njohura në botë dhe një simbol i luksit të Dubait.
Aeroporti ndërkombëtar në Dubai u godit gjithashtu nga një dron. Pas incidentit, filloi evakuimi i popullsisë në qytet. Njerëzit u drejtuan në parkingje nëntokësore.
Katër punonjës u plagosën dhe situata u vu shpejt nën kontroll, tha Zyra e Medias në Dubai.
Shërbimet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe po koordinohen me autoritetet përkatëse për të menaxhuar situatën.
Punonjësve të plagosur iu ofrua ndihmë mjekësore. /telegrafi
