Borë të hënën në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se e hëna parashikohet të jetë e ftohtë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut.
Në orët e para të ditës reshjet pritet të shndërrohen në reshje bore, sidomos drejt veriut të vendit.
Ndonëse gjatë ditës reshjet pritet të jenë të pakta dhe me karakter lokal, deri në orët e mbrëmjes e gjitha pritet të shndërrohet në borë dhe të ketë intensifikim të tyre, të cilat në zona të caktuara mund të jenë më intensive, duke krijuar edhe shtresa të pakta.
Në zonat malore priten reshje më të dendura bore, ku deri në mesnatë mund të ketë 15-20 centimetra trashësi e re.
Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 4 gradë celsius, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6 gradë.