Wednesday 25 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Hyseni: Edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit

Pas kërkesave të Trump NATO miraton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

Kryetari Hyseni: Mbi 45 milionë euro investime po bëhen në Gjilan

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti, kaq është magnituda

Kryetari Hyseni Telegram Ngushëllimi familjes geci

DKRS-së në Gjilan, të merkurën mban mbledhje komemorative për artistin Ilir Geci

Mbahet trajnimi mbi përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore

E trishtë! Ndahet nga jeta artisti, kitaristi gjilanas, Ilir Geci

Mbahet aktiviteti për dhurimin e gjakut në Kamenicë

Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur

 Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze
Kulturë

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze

29 January 2023 0 Comment 16 min read

AA

Pas gjashtë ditësh intensive me prezantime të shfaqjeve të ardhura nga trupa teatrale të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, mbyllet pjesa garuese e festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës 2023”.

Dëgjim publik për Planin e Menaxhimit të Mbeturinave 2023-2027
Datë: 15.02.2023 – Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan – Ora: 10:00

Një numër i madh artdashësish kanë defiluar për gjashtë ditëve me radhë, nga 23 deri më 28 janar, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, ku është mbajtur festivali “Talia e Flakës 2023”, në administrim të OJQ “Varg e Vi”, nën patronatin e Zyrës së Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.

Dhjetëra mysafirë, artistë, mbase edhe qindra të tillë, kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë nëpër shfaqje, përfshirë aktorë, regjisorë, skenografë e kostumografë, por edhe pjesëtarë tjerë teknik – ndriçues, por edhe autorë të dramave apo tekstshkrues.

Ata kanë defiluar në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, duke ofruar “prurje unike skenike”, të realizuara gjatë vitit të fundit, përfshirë edhe shfaqje-premierë, siç ishte ajo e Fadil Hysaj “Fausti”, prodhim i tri teatrove nga tri qytete të Kosovës.


Në natën e fundit të festivalit të dramës “Talia e Flakës 2023”, është prezantuar shfaqja e Trupës së Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, me titull “Pak Pakt”, dhe me autor, Ledian Gjeçi.

Në këtë shfaqje të shkruar e inskenuar nga vet Ledian Gjeçi janë ndërthurur probleme të shoqërisë në transicion, ku “ikja” e të rinjve është bërë imperativ i përditshmërisë në kërkim të një jete më të mirë nëpër vendet e treta.

Në esencë shfaqja është një komedi e zezë, ku dy të rinjë të shkolluar mirë, por thellësisht të varfër e të mbytur në borxhe, kapen në flagrancë nga policia në periudhën e kulmit të pandemisë, duke tentuar të ikin jashtë shtetit në mënyrë ilegale.


Shpresa e tyre e vetme shkatërrohet totalisht, por për fat e koincidencë vjen ‘dikush’ dhe u ofron një pakt, me të cilin ata mund të dalin nga burgu e mund të përfitojnë dokumente në çdo shtet evropian. Porse, ama paraprakisht, ata detyrimisht duhet të deklarohen publikisht sikur janë “Gay”, me pretekst se atje ku do të vejnë çmohet përcaktimi seksual si e drejtë fundamentale.

Për shfaqjen në fund u debatua si zakonisht, ndërsa kishte vlerësime të ndryshme, të cilat e pasqyruan edhe një herë rëndësinë e patjetërsueshme të mendimit e vlerësimit kritik, në debatet e udhëhequra me përpikmëri nga Liridonë Mehmeti, vlerësime e debate ato të cilat erdhën si imperativ për teatrin, si dhe patjetërsueshmëri e domosdoshme artistike-skenike.

Kishte mendime nga panelistë që diskutuan përmbajtjen; kishte nga ata që u fokusuan te tema, apo edhe te ideja; të tjerë panelistë folën për lojën e aktorëve apo çasjen regjisoriale, sikurse realizimin e tërësishëm skenik të shfaqjes. Por pati edhe të tillë që kritikuan epilogun apo fundin e shfaqjes, vetëvrasjen apo varjen në litar të djaloshit, të cilin akt e cilësuan jo mjaftueshëm të arsyetuar e të pamotivuar skenikisht, si ide që ka mundur të shmanget me një gjetje më ndryshe brenda logjikes dramatike, gjegjësisht vdekjes se personazhit.

Për këtë shfaqje që përmbylli këtë edicion të “Talia e Flakës…”, kanë folur edhe panelistë tjerë, si Muhamet Halili që veçoi lojën e aktorëve, Hysen Kqiku e Avni Rudaku që u fokusuan te përmbajtja por edhe aspekte tjera të shfaqjes.
Krejt në mbyllje të tij, kritiku i teatrit Josif Papagjoni, i bëri një rezyme të thuktë rrjedhës së festivalit “Talia e Flakës 2023”.

Sipas tij, ky edicion ka pasur një rënie të interesimit nga ana e panelistëve, krahasuar me edicionet e mëhershme kur numri i tyre ishte dukshëm më i madh, sikurse që ishin më të thella e më përmbajtësore gjykimet e vlerësimet kritike, përfshirë prezencën shumë më masive, si në panel ashtu edhe në pjesëmarrjen e publikut.

Papagjoni vlerësoi tipologjinë e prurjeve të ndryshme e të larmishme skenike të shfaqjeve, duke nënvizuar se pikërisht tipologjia e veçantë ishte ajo që e ka karakterizuar këtë edicion: – Shfaqja e parë, “Fausti”, me tekst e regji të Fadil Hysaj, tha se veçohej me ansamblin e numërt të aktorëve pjesëmarrës në të, por edhe përkushtimin shumë të madh për realizimin e saj deri në finalizim.

Ndërsa shfaqjen “Nyjat”, e ka vlerësuar si të realizuar në tërësi, duke shprehur rezerva në lidhje me protretizimin e varfanjakut si personazh idealist, i cili sipas tij nuk korrespodon me mendësinë tonë, ngase idealet e mëdha i kanë mbrojtur njerëzit me vetëdije të lartë e përfaqësuese për kombin, jo të tillët si lloji i varfanjakut.

Te shfaqja e natës së tretë, “Toka e shpirtrave të trazuar”, Papagjoni ka veçuar gërshetimin e tekstit, imazheve, skenografisë, mizanskenës e korreografisë, që erdhën para artdashësve si një simbolikë stilistike, apo metaforë teatrore. Aty tha se është arritur të harmonizohet komunikimi i ndërsjellë mes lojës së aktorëve në raport koherent me korreografinë, por edhe muzikën, ku këngët lirike e operistike, herë-herë janë ndërfutur nëpër skena si gjetje adekuate.

Papagjoni vlerësoi tipologjinë e prurjeve të ndryshme e të larmishme skenike të shfaqjeve, duke nënvizuar se pikërisht tipologjia e veçantë ishte ajo që e ka karakterizuar këtë edicion: – Shfaqja e parë, “Fausti”, me tekst e regji të Fadil Hysaj, tha se veçohej me ansamblin e numërt të aktorëve pjesëmarrës në të, por edhe përkushtimin shumë të madh për realizimin e saj deri në finalizim. Ndërsa shfaqjen “Nyjat”, e ka vlerësuar si të realizuar në tërësi, duke shprehur rezerva në lidhje me portretizimin e varfanjakut si personazh idealist, i cili sipas tij nuk korrespodon me mendësinë tonë, ngase idealet e mëdha i kanë mbrojtur njerëzit me vetëdije të lartë e përfaqësuese për kombin, jo të tillët si lloji i varfanjakut.

Prezantimin e shfaqjes së fundit, të ardhur nga teatri eksperimental “Kujtim Spahivogli”, “Pak Pakt”, J. Papagjoni e cilësoi mbresëlënëse në shumë aspekte por që kishte hapësirat e saj të caktuara ku mund të kritikohej.


Festivali i Dramës “Talia e Flakës 2023” së shpejti pritet t’i prezantoj anëtarët e jurisë vlerësuese, të cilët nuk janë publikuar për arsye profesionale. Në fakt kjo çasje mbetet për t’u vlerësuar. Në mos jo për diç tjetër, atëherë së paku për shkak të patjetërsueshmërisë së ruajtjes së autonomisë vlerësuese profesionale të akëcilit anëtar, e të cilët mbase këtë herë do ta kenë një barrë të rëndë, dhe një sprovë të rëndësishme para vetes, pasi jehona e Manifestimit “Flaka e Janarit” imponon domosdonë e përgjegjësisë së lartë të vlerësimi të besueshëm, e aq më shumë festivali i dramës “Talia e Flakës”, si njëri nga festivalet që ruan primatin elitar në “panteonin” e skenës teatrale shqiptare, madje për shumë arsye.


Rezultatet e jurisë do të shpallen në Gala Mbrëmjen e paraparë të mbahet në resorin impresiv të Restaurant “Planeti”, më 31 janar, kur do të shpallen edhe vendimet tjera nëpër shtyllat përkatëse, sipas rrjedhës kontinuele, duke filluar nga “Peneli i Flakës”, “Talia e Flakës”, “Pena e Flakës” e deri te “Fest Flaka”.

Share This:

Tags: Fest Flaka 2023 Flaka e janarit 2023 Josof Papagjoni Trina Hoti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Hyseni: Edhe katër parqe të reja do

25 June 2025
Lajme

Pas kërkesave të Trump NATO miraton rritje

25 June 2025
Uncategorised

UKZ nis përgatitjet për Ceremoninë e diplomimit

25 June 2025
Lajme

Kryetari Hyseni: Mbi 45 milionë euro investime

25 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Partitë opozitare, (LDK, PDK dhe AAK), votojnë

11 January 2024

Enver Shabani, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik (DZHE), ka thënë se në seancën

Kulturë

Fest Flaka 2023 – Abnormaliteti i normëzuar

3 February 2023

Në Festivalin Mbarëkombëtar të Interpretuesve të Këngës Popullore, shpërblehet me Vendin e Parë (do

Kulturë

Greta Azizi, ngadhënjen në “Fest Flaka 2023″

2 February 2023

Këngëtarja Greta Azizi, me një performancë të bukur e mjaft impresive, si dhe me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.