Monday 12 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend

Njoftim për Studentët/Mundësi për të marrë pjesë në kampet rinore rajonale Shared Horizons

Ky është parashikimi i motit për sot

Përfundon “Java e Studimeve për Start-up dhe SME” në UKZ në bashkëpunim me Universitetin e

Presidentja Osmani ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër në datat 21-22

Daku hero, Rubin Kazani merr fitore në çastet e fundit

 Auditori gjen parregullsi në UP: Borxhe rreth 1 milion euro dhe probleme me prokurim
Lajme

Auditori gjen parregullsi në UP: Borxhe rreth 1 milion euro dhe probleme me prokurim

22 May 2023 0 Comment 6 min read

AA

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur disa parregullsi në Universitetin e Prishtinës, bën të ditur raporti i auditimit për vitin 2022.

ZKA ka evidentuar disa të gjetura, ndër to ajo për vonesën në pagesën e faturave rreth 1 milion euro, mos përdorimi i modulit të e-prokurimit për menaxhimin e kontratave dhe mangësi në menaxhimin e pasurisë.

Obligimet e papaguara në Universitetin e Prishtinës të prezantuara ne Pasqyrat Vjetore Financiar (PVF) në fund të vitit 2022, ishin 994,392€.

Këto detyrime janë bartur për t’u paguar në vitin 2023. Ato kanë të bëjnë me kategorinë paga dhe mëditje, investime kapitale dhe mallra dhe shërbime dhe komunali.

Sipas raportit të ZKA-së, në nëntë raste të pagesave të testuara në vlerë 265,780€, janë vërejtur se faturat nuk ishin paguar brenda afatit të përcaktuar ligjor prej 30 ditësh.

“Vonesat janë prej pesë (5) deri në 91 ditë pas afatit të lejuar për pagesë prej 30 ditësh. Kjo praktikë ishte raportuar edhe në raportet e viteve të kaluara dhe si e tillë, po përsëritet vit pas viti për shkak të dobësive në kontrollet e brendshme sa i përket pagesës së faturave me kohë. Ndikim në tejkalimin e afatit ligjor për pagesën e obligimeve mund ta bëjë UP-në subjekt të padive nga operatorët ekonomik, duke shkaktuar shpenzime shtesë gjyqësore/përmbarimore apo obligime për vitin vijues”, thuhet në raport.

Auditori rekomandon rektorin se duhet të sigurojë se të gjitha obligimet ose faturat të paguhen brenda afatit prej 30 ditëve pas pranimit të faturave.

Përveç kësaj, në raportin e ZKA-së thuhet se ka ndodhur edhe mos përdorimi i modulit të e-prokurimit për menaxhimin e kontratave në Universitetin e Prishtinës.

“Gjatë testimit të procedurave të prokurimit kemi vërejtur se UP nuk e përdorë modulin e e-prokurimit për “Menaxhimin e Kontratave dhe Vlerësimin e përformancës së kontraktuesve”. Një ndër kërkesat e rëndësishme të këtij moduli është që menaxheri i kontratës duhet t’i regjistrojë kopjet e të gjitha faturave për punimet, shërbimet apo furnizimet përfshirë letrat e punës që verifikojnë saktësinë e pagesave të kërkuara dhe detajet e pagesave të kryera, të autorizuara nga menaxheri i projektit në sistemin e prokurimit elektronik”, thuhet në raport.

Sipas auditorit, arsyeja e mos përdorimit të këtyre moduleve është nga mosnjohja e sistemit nga ana e zyrtarëve përgjegjës në mungesë të trajnimeve adekuate.

ZKA konstaton se mos përdorimi i modulit të e-prokurimit për menaxhimin e kontratave, rezulton me mos pajtueshmëri me autoritetet dhe rrezikon menaxhimin efektiv dhe transparentë të kontratave.

Auditori rekomandon rektorin: “Duhet të sigurojë trajnimin e zyrtarëve përgjegjës, në mënyrë që të mundëson aplikimin e modulit përkatës së sistemin e e-prokurimit, për një menaxhim efektiv dhe transparent të kontratave”.

Çështje tjetër si shkelje konsiderohet edhe mangësia në menaxhimin e pasurisë

“UP nuk kishte përdorur softuerin sistemin “e-pasuria” për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e pasurive nën 1000€. Në mungesë të përdorimit të sistemit e-pasuria, UP kishte evidentuar dhe zhvlerësuar pasuritë jo kapitale nën 1,000€ në listat e brendshme në formën e exelit dhe të njëjtat i kishte shpalosur në PFV. Komisionet e formuara në njësitë akademike për kryerjen e procesit të inventarizimit, mirëpo nuk kishin përgatitë një raport të përgjithshëm të inventarizimit, por vetëm raporte individuale nga njësitë. Në mungesë të këtij raporti, nuk ishte bërë harmonizimi i gjendjes së inventarizuar me gjendjen në regjistrat e pasurive jokapitale”, thuhet në raport.

Sipas auditorit, kjo situatë ishte shkaktuar si rezultat i mos funksionimit të duhur të kontrolleve në fushën e menaxhimit të pasurive.

ZKA konstaton në raport se mirëmbajtja manuale e të dhënave dhe mos harmonizimi i gjendjes së pasurisë me regjistrin kontabël rrit mundësinë e gabimeve në mirëmbajtjen e regjistrave, shlyerjeve potenciale, keqpërdorimit, humbjes apo të tjetërsimit tyre, raporton kp.

Share This:

Tags: Biblioteka
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon

12 May 2025
Futboll

Mevlan Zeka ‘Ylli i javës’ në Superligën

12 May 2025
Lajme

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

12 May 2025
Lajme

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji,

12 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Hapet biblioteka e Adem Demaçit, Kurti: T’i

23 May 2023

Në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë është hapur biblioteka e Adem Demaçit,

Lajme

Biblioteka “Ramadan Musliu” në Viti, pritet të

24 February 2023

Biblioteka Publike “Ramadan Musliu” në Viti, pritet të furnizohet edhe me shumë tituj të

Kulturë

Biblioteka e Gjilanit, ‘kampione’ model, me suksese

6 February 2023

Biblioteka e Gjilanit model në rajon, me kushte optimale, fond të pasur librar, digjitalizim

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.