Thursday 3 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfaqësues të Fakultetit Ekonomik po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Universitetin e Kastamonus në Turqi

As konsultat me Presidenten s’kryejnë punë, dështon konstituimi për të 41’ën herë

“Për çka iu kemi zgjedh”, shoqëria civile protestë para Kuvendit

Kryetari i Federatës së Portugalisë: Jam i shkatërruar nga vdekja e Jotas dhe vëllait të

Viti: Pensionohet mësimdhënësi Milazim Zuka, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Afatet e Kushtetueses po rrjedhin, sot përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

Policia e Kosovës zhvillon takim informues me kandidatët e interesuar për punësim

Parashikimi i motit për të enjten, 03 korrik 2025

Vendoset gurthemeli i busteve të dëshmorëve Zija Shemsiu dhe Xhavit Ahmeti

 Atiq e shtyen afatin edhe dy javë për lirimin e ndërtesës së komunës në Mitrovicën e Veriut
Lajme

Atiq e shtyen afatin edhe dy javë për lirimin e ndërtesës së komunës në Mitrovicën e Veriut

25 August 2023 0 Comment 5 min read

AA

Komuna e Mitrovicës së Veriut sot ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Sipas tij, sot inspektorati do të ua kumtoj vendimin palëve për shtyrjen e afatit deri në 14 ditë.

Ndryshe, afati për lirimin e ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut kishte përfunduar sot.

Komuna e Mitrovicës së Veriut pati sqaruar se afati për lirim të objektit është tri ditë. Komunës nuk i është ofruar dokumentacion mbi bazën e të cilit është shfrytëzuar ky objekt.

“Afati prej 3 ditësh përfundon ditën e premte, data 25.08.2023. Vendimi i kryetarit do të zbatohet nga zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore”, thuhej në vendimin e para tri ditësh të kryetarit Atiq.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.

Për rastin ka reaguar edhe Bashkimi Europian.

Si në përralla me motive orientale! – Vali RANCH Resort & Congress Center

Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha për media më 24 gusht se “ne jemi të shqetësuar për ndikimin që do ta kenë në situatën e sigurisë vendimet e fundit të administratës së Komunës së Mitrovicës së Veriut për përdorimin e hapësirës dhe ndërtesave publike dhe komunale“.

Ai i ka përsëritur kërkesat që të ketë bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë për të gjitha vendimet që mund të kenë ndikim në situatën e brishtë të sigurisë në veri të Kosovës, dhe që kjo çështje të adresohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Rasti me këtë vendim nuk ka qenë i tillë. Çështja e strukturave të udhëhequra nga Serbia duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe duhet të zgjidhet në kontekstin e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe“ tha ai.

Stano i përsëriti qëndrimet e mëhershme të BE-së se zgjedhjet komunale në veri të Kosovës, edhe pse ishin zhvilluar sipas kornizës ligjore të Kosovës, për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët, nuk dhanë zgjidhje afatgjate.

“Është e ëndësishme që të organizohen sa më parë zgjedhje inkluzive lokale në të cilat serbët e Kosovës do të marrin pjesë pa parakushte”, nënvizoi ai.

Në ndërtesën e kontestuar janë të vendosura katër institucione që financohen nga Qeveria e Serbisë: Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës.

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryetarët shqiptarë kanë marrë pushtetin në fund të majit, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë.

Share This:

Tags: Erden Atiq
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfaqësues të Fakultetit Ekonomik po qëndrojnë në

3 July 2025
Lajme

As konsultat me Presidenten s’kryejnë punë, dështon

3 July 2025
Futboll

Raportohet se goma e Lamborghinit që drejtonte

3 July 2025
Lajme

“Për çka iu kemi zgjedh”, shoqëria civile

3 July 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.