ATA – Poezi nga Heset Zymberi
ATA – Poezi
(Dëshmorëve të Lirisë)
U nisën
Rrugës kah Dielli
Për të mbjellur emrat
Lapidar në kohë.
Një mijë vjetë
Ëndërruar kanë
Mollën në bajrak
E nusen pa duvak.
Ecën
Udhëkryqeve historike
Dhe ranë dëshmorë
Për të mos vdekur kurrë.
Autor: Heset Zymberi