Arrestim i personit të kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Gjilan, 08 korrik 2024 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Viti në vazhdën e realizimit të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, me datën 08 korrik 2024 kanë arrestuar L. Xh., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovare).
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentative”.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.