
Anulohet tenderi 4.4 milionësh i MI’së për instalimin e sistemit intelegjent të ndriçimit dhe kamerave në autostrada
Ministria e Infrastrukturës ka anuluar tenderin e shpallur në vlerë 4.4 milionë euro për instalimin e sistemit intelegjent të ndriçimit si dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”.

Në dosjen e tenderit thuhet se për këtë tender kanë pranuar disa ankesa dhe meqenëse Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve s’ka ekspertizë profesionale në këtë fushë, të anulohet aktiviteti i prokurorimit që të përgatitet shpallja më mirë.
Tenderi ishte shpallur në fillim të muajit maj të këtij viti.
