Wednesday 25 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Kuleta Digjitale, këto kategori lirohen nga pagesa në Trafikun Urban

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së Kosta Rikës – thekson rëndësinë e heqjes së

Haxhiu: Shpallet konkursi për një anëtar joprokuror të KPK-së, reforma në Këshillin Prokurorial është jetike

Akuza ndaj ish-kryesisë së Sigal Prishtinës: 700 mijë euro u avulluan për 30 ditë

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e akredituar në Kosovë

Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë është i panegociueshëm

Vëllezërit Taipi përballë njëri-tjetrit, njëri te Gjilani, tjetri te Prishtina!

Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë si shtete

Zgjedhja e Presidentit sipas Kushtetutës: Kur duhen 80 vota dhe kur mjaftojnë 61 deputetë?

 Ambasadori palestinez në Tiranë: Kosovën s’e njohim shkaku i Ambasadës në Jerusalem
Uncategorised

Ambasadori palestinez në Tiranë: Kosovën s’e njohim shkaku i Ambasadës në Jerusalem

22 November 2025 0 Comment 5 min read

AA

Ambasadori palestinez në Shqipëri, Sami Mhanna, ka thënë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën për shkak të hapjes së Ambasadës në Jerusalem.

Ai ka thënë se megjithatë, nuk i dihet kurrë nëse vendi i tij do të ndryshojë qëndrim për sa i përket kësaj çështjeje.

“Sa i përket njohjes së Kosovës, nuk i dihet kurrë. E kam thënë shumë herë më parë në intervista, dhe shumë njerëz janë zemëruar me mua. I kam parë komentet, jam përballur me kritika. Unë kam folur nga këndvështrimi i qeverisë sime. Palestinezët në përgjithësi, edhe qeveria e Palestinës, nuk kanë asgjë kundër Kosovës dhe popullit të Kosovës”.

“Çështja e zhvendosjes, ose më saktë themelimi i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Jerusalemi është territor i pushtuar. Sipas të drejtës ndërkombëtare, konsiderohet territor i pushtuar, dhe nuk mund të hapësh ambasadë atje sepse konsiderohet shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare. Këtë ia kam thënë edhe presidentit (Bajram) Begaj. Ai më pyeti pse Palestina nuk e ka njohur Kosovën. Unë i thash, kjo është arsyeja kryesore”, deklaroi Mhanna.

Ndër të tjera, ambasadori ka thënë se e njeh personalisht homologun e tij kosovar në Tiranë, me të cilin thotë se flet normalisht.

Shton se vendi i tij nuk ka asgjë kundër popullit të Kosovës.

Më tutje, ai përmend edhe një deklaratë që i atribuohet presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, i cili është cituar të ketë thënë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën për shkak të Serbisë.

“Kështu është thënë, por ai nuk e ka thënë atë gjë. Të gjitha ato raporte kanë qenë të gabuara. Çështja e Kosovës ka qenë e lidhur me të drejtën ndërkombëtare, kështu e di unë”, thotë Mhanna për Top Channel.

Për çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ambasadori palestinez tha se shumë njerëz i thonë se kjo nuk është arsye e fortë për të mos njohur mëvetësinë e vendit, duke ia rikujtuar historinë e re se çfarë ka ndodhur.

“Por unë nuk e di çka ka ndodhur atëherë, ndoshta ka gjëra që ne nuk i dimë. Unë po e them pozicionin e vendit tim. Çështja është se Ambasada u hap në Jerusalem. Kjo ka qenë arsyeja kryesore”, deklaroi ambasadori Sami Mhanna.

I pyetur nëse ka qenë ndonjëherë në Kosovë, ai tha: “Kur më caktuan për ambasador në Shqipëri, erdha me makinë. Kalova nëpër Kosovë, nuk u ndala në Prishtinë, por është shumë e bukur. Pash male e natyrën. Absolutisht planifikoj ta vizitoj së shpejti”.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në disa

24 February 2026
Lajme

Kuleta Digjitale, këto kategori lirohen nga pagesa

24 February 2026
Lajme

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së

24 February 2026
Lajme

Haxhiu: Shpallet konkursi për një anëtar joprokuror

24 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në disa

24 February 2026

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të martë në

Lajme

Kuleta Digjitale, këto kategori lirohen nga pagesa

24 February 2026

Trafiku Urban ka njoftuar se nga 1 marsi 2026, kategoritë e liruara nga pagesa

Lajme

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së

24 February 2026

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rikës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.