Tuesday 24 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E trishtë! Ndahet nga jeta rokeri, kitaristi gjilanas, Ilir Geci

Mbahet aktiviteti për dhurimin e gjakut në Kamenicë

Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur

Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ: Janë deklaruar dy koalicione ndërsa pesë parti tërhiqen nga gara

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri

Trump: Irani dhe Izraeli erdhën tek unë pothuajse në të njëjtën kohë, vet më kërkuan

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Temperatura të larta sot, maksimalja 35 gradë

E fundit! – Trump: Armëpushimi tashmë ka hyrë në fuqi, mos e shkelni

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

 Aktorja ‘Mjeshtre e Madhe”, Zyliha Miloti, feston ditëlindjen
Kulturë Lajme

Aktorja ‘Mjeshtre e Madhe”, Zyliha Miloti, feston ditëlindjen

11 January 2023 0 Comment 7 min read

AA

Sot, aktorja e shquar Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” ka ditëlindjen.

Zyliha Miloti lindi më 11 janar 1946 në Shkodër. Mbaron shkollën e mesme “Jordan Misja” në vitin 1965 . Në vitin 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret më të suksesshme të Estradës Profesioniste të qytetit të Shkodrës. Mban titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, ajo u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar. Rolet e para kanë qenë dramatike dhe si aktore e humorit ajo i filloj në moshën 20 vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës pranë teatrit “Migjeni”.

Galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar.

Rreth 63 vite karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 260 premiera. Në çdo premierë rolet e saj kanë spikatur për interpretim të shkëlqyer dhe kanë qenë të arritura. Përveç këtyre ajo ka marrë pjesë në teatrin e dramës dhe në një numër të madh filmash të kinostudios “Shqipëria e re” dhe të atyre pas viteve ’90.

Gjithë jetën e saj pa u larguar asnjë ditë nga kjo estradë e që prej vitit 1967 ajo ka interpretuar plot gjallëri në shfaqet e planifikuara të asaj kohe në fshat, malësi si dhe në të gjithë Shqipërinë.

Zyliha Miloti ka pasur fatin e madh që ka punuar me një plejadë artistësh të mëdhenj, regjisor e shkrimtarë në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës pranë teatrit “Migjeni”. Ajo gjeti një grup aktorësh të paarritshëm.

Ka qenë regjisor i ndjeri Paulin Sekuj i cili ka punuar për një kohë të gjatë me Zylin, pastaj kanë vazhduar të tjerë regjisor të mëdhenj si: Serafin Fanko, Edmond Mhilli, Zehrudin Dokle, Arjan Çuliq, Stefan Çapaliku, Gjergj Vlashi, Haxhi Rama, Fatbardh Smaja, Altin Basha, Bruno Shllaku etj, si dhe shkrimtarët Fadil Kraja, Kolec Pepa, Paulin Selimi e të tjerë.

Nuk harrohet dyshja e humorit Tano Banushi – Zyliha Miloti, për 25 vite me radhë dhe më vonë me aktorin Paulin Preka që janë padyshim maja e estradës shqiptare.

Qindra role ka interpretuar Zyli edhe me aktorë të tjerë, duke pasur materiale letrare të jashtëzakonshëm, me të vërtetë secili më i mirë se tjetri.

Nuk harrohet kurrë autori i pashtershëm i burimit të këtij materiali letrar shkrimtari humorist, i ndjeri Paulin Selimi, cikli i parodive me Gjosho Vasinë, apo kupletet dhe paroditë e spikatura me aktorin, humoristin e shquar Zef Deda.

Në plejadën e mrekullueshme të aktorëve ka qenë edhe i paharrueshmi Hasan Smaja (Artist i merituar), Bik Pepa, si dhe aktorët e një brezi më të ri, Zef Deda( Mjeshter i Madh), Besnik Çinari( Mjeshter i Madh), Jolanda Shala ( Mjeshtër i Madh), Katrina Biga, Drande Xhaj( Mjeshtër i Madh), Gëzim Kruja(Mjeshter i Madh), Smajl Alia, Edmond Halili, Sandër Ruçi(Mjeshter i Madh), Anton Krosaj, Muhamet Çekini etj. Talenti dhe aftësia profesionale e Zylit, sigurisht që ka bërë të jetë e përshtatshme për këta aktor, duke punuar me një dëshirë e pasion të madh me të cilët sukseset kanë qenë gjithmonë të garantuar.

Zyliha Miloti ka qenë gjithmonë shumë energjike në rolet që ajo ka interpretuar me kaq siguri dhe madhështi, jo vetëm në estradë por edhe në dramë e komedi, pa harruar pjesëmarrjen e saj në filma, opereta etj. Ajo vazhdon të jetë aktive edhe sot në skenën e teatrit.

Zyliha Miloti ka luajtur në shumë shfaqje teatrale, por disa kanë mbetur si një identitet i saj, duke e thirrur me emrat e roleve siç janë: Hana, Rabija, Zade, Luli, dhe Lokes.

Zyli është vlerësuar me disa çmime, tituj dhe shpërblime. Artiste e Merituar, “Gruaja e vitit 2000-2001″ nga Instituti i Biografive në Kembrixh të Anglisë, duke u zgjedhur mes 2000 personaliteteve botërore.. Ka marrë çmime në “Ditët e humorit”, pastaj çmimin “Naim Frashëri i Artë” me motivacionin “Për kontribut të shquar në artin skenik dhe interpretim me nivel të lartë në gjininë e humorit”: “Mjeshtre e Madhe ”, dekoruar nga Presidenti i Republikës.

Share This:

Tags: Zyliha miloti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

E trishtë! Ndahet nga jeta rokeri, kitaristi

24 June 2025
Uncategorised

Një i vdekur dhe dy të lënduar

24 June 2025
Lajme

Mbahet aktiviteti për dhurimin e gjakut në

24 June 2025
Lajme

Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të

24 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.