Friday 9 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Imami i Qabesë fal namazin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, BIK publikon fotot

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar

Kosovare Asllani në garë për t’u shpallur më e mira në Championship të Anglisë

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i kërkohet ZRRE’së anulimi i vendimit për shtrenjtimin e

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

Komuna e përkushtuar në avancimin e gruas dhe përfshirjen e barabartë për të gjithë

 Aktivistët që mbrojtën Vjosën fitojnë Nobelin e Mjedisit – Goldman Prize 2025
Lajme

Aktivistët që mbrojtën Vjosën fitojnë Nobelin e Mjedisit – Goldman Prize 2025

22 April 2025 0 Comment 4 min read

AA

Në ceremoninë e organizuar këtë të martë në nder të tyre, në Opera House të San Franciskos, aktivistët nga Shqipëria, Besjana Guri dhe Olsi Nika, nga organizata “Eco Albania” tërhoqën çmimin “Goldman”, të njohur si Nobeli i Mjedisit.

Ata morën vlerësimin më të lartë që jepet në botë për aktivistët e mjedisit, për betejën e tyre mbi 10 vjeçare në mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve. Fal tyre, qeveria shqiptare e shpalli Vjosën si Park Kombëtar të një Lumi të Egër, në mars të vitit 2023.

Ceremonia në San Francisko është një ngjarje prestigjioze që mbledh mbi 3000 aktivistë mjedisorë, liderë të komunitetit, filantropë dhe figura publike nga e gjithë bota, në javën e tokës. Përballë tyre, Guri theksoi nevojën për t´i ofruar botës shpresë edhe me hapat e vegjël që ndërmarrim.

“Suksesi ynë në mbrojtjen e lumit Vjosa është fitorja e parë madhore mjedisore e Shqipërisë dhe tregon se ndryshimi është i mundur, edhe në një botë ku shpesh duket sikur zëri yt nuk dëgjohet. Ky çmim është një kujtesë se kur njerëzit bashkohen, mund ta bëjnë të pamundurën, të mundur”, u shpreh Guri, raporton Klankosova.tv, transmeton Tv Gjilani.

Ndërsa Nika bëri thirrje që nën shembullin e Vjosës, të ndërmerren më shumë nisma për mbrojtjen e lumenjve në botë.

“Lumenjtë e egër po zhduken me një ritëm alarmant, pasi gjithnjë e më shumë bllokohen, devijohen ose ndoten. Në këtë kontekst, historia e Vjosës është një model shprese – veçanërisht sepse ndodhi në një vend ku për dekada të tëra çështjet mjedisore nuk kishin asnjë shans. E pranoj këtë çmim me zotimin për të vazhduar punën për mbrojtjen e lumenjve tanë dhe për t’u siguruar që historia e Vjosës të mos përfundojë këtu”, tha Olsi Nika.

Fituesit e tjerë të Goldman Prize 2025 janë: Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash – Mongoli, Carlos Mallo Molina – Ishujt Kanarie, Laurene Allen – Shtetet e Bashkuara, Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja.

Çmimi Goldman për Mjedisin u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Fituesit e çmimit zgjidhen nga një juri ndërkombëtare nga nominimet konfidenciale të dorëzuara nga një rrjet global organizatash dhe individësh mjedisorë.

Gjatë 36 viteve, Çmimi Goldman ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Deri më sot, ai ka nderuar 233 fitues – mes tyre 106 gra – nga 98 vende të ndryshme.

Share This:

Tags: Golden Prize 2025 Nobel Vjosa
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës,

9 May 2025
Lajme

Super spektakli vazhdon në Prizren

9 May 2025
Futboll

FFK shpërndan Licencat C për trajnere 

9 May 2025
Futboll

Zyrtare | Leverkusen njofton largimin e Xabi

9 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi Librari Opinione

Shkrimtarja koreanojugore u shpall fituese e Çmimit

11 October 2024

Han Kang, autore e romanit të shumëshitur Vegjetariania, fitoi Çmimin Nobel në Letërsi, autorja e parë

Kulturë Letërsi

Çmimet “Nobel” për Letërsi – Politike, pjesë

4 September 2023

Ju mund të mos e dini, por i përkisni klubit ku bëjnë pjesë edhe

Lajme

Vdes në moshën 100-vjeçare, nobelisti më i

26 June 2023

John Goodenough, fituesi më i vjetër i çmimit Nobel në botë, i cili luajti

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.