Akademi Përkujtimore në Kuvendin e Kosovës për Nexhat Dacin
Kuvendi i Kosovës është mbledhur për akademi përkujtimore për ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci.
Paraprakisht në hollin e Kuvendit janë mbajtur homazhe në nderim të Dacit.
Përfaqësues të shumtë të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë morën pjesë në homazhet për Dacin.
Ndër të tjerë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti kanë bërë homazhe dhe janë nënshkruar në librin e zisë, në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryekuvendarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
