Wednesday 21 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas acarit në fillim të javës, të mërkurën reshje bore, më pas rritje e temperaturave

Bahamasi heq vizat për Kosovën

Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpunim dhe stërvitje të përbashkëta

Reduktimet me energjinë elektrike, KOSTT del me një sqarim

UKZ dhe IKKL formalizojnë bashkëpunimin përmes Memorandumit të Mirëkuptimit

Interi u “gjumjëzua” nga Arsenal – Topçinjtë festojnë në Giuseppe Meazza dhe vazhdon formën perfekte

Policia – Gjilan: “Arrestohet i dyshuari A.S, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për

Mediat: “Kryeprokurori në Gjilan e konfirmon arrestimin e Arianit Sllamnikut: Është ndaluar për 48 orë”

Champions League, rikthehet me nëntë ndeshje interesante, vëmendja në Milano

Kurti në Shtëpinë e ShBA-ve në Davos: Besimi është shtyllë e shërbimit dhe unitetit shoqëror

 AAK-ja e Gjilanit shënoi përvjetorin e 24-të, pjesëmarrës edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj
Lajme

AAK-ja e Gjilanit shënoi përvjetorin e 24-të, pjesëmarrës edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

16 May 2024 0 Comment 6 min read

AA

“Sa isha Kryeministër, Gjilani kishte vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, vëmendje të merituar, që nuk e kishte pasur në qeveritë paraprake”, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Gjilan, ku subjekti që drejton, dega e Gjilanit, ka shënuar 24-vjetorin e themelimit.

“Në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të degës së Aleancës në Gjilan, degës së parë në nivel vendi, bashkë me kryetarin, Nazim Gagica dhe kolegë tjerë, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame, ku u pritëm nga Naim Aliu me bashkëpunëtorë të cilët i falënderuam përzemërsisht për bashkëpunimin e sinqertë, për kontributin e dhënë ndër vite dhe rolin e tyre në shoqëri”, ka  bërë me dije Haradinaj.

Më pas, shtoi Haradinaj, në selinë e Aleancës në Gjilan, mirëpritën dhjetëra anëtarë të rinj të cilët u bashkuan në familjen politike të AAK-së, e cila është shndërruar në adresë serioze për njerëzit që duan të japin kontributin e tyre për Gjilanin e për Kosovën. Aleanca është subjekti më serioz për përparimin ekonomik të vendit dhe integrimit euroatlantik.

“Në fund të ditës, kisha nderin të ndaj mirënjohje për kryesinë e Lidhjes së Sporteve të viteve ’90-a, të cilët në rrethana jashtëzakonisht të vështira për shqiptarët, kishin vendosur të krijonin organizimin paralel të sportit në kohën e okupimit. Shpirti atdhedashës i tyre, kishte kapërcyer edhe ato që dukeshin të pamundura. Lidhja e Sporteve ishte më shumë se sport, ishte për kombin, për lirinë e Kosovës”, ka thënë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mirënjohës ndaj atyre që aderuan por edhe të sportistëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në sferën e sportit, gjatë viteve të 90-ta, janë treguar edhe kreu i degës së AAK-së, Nazim Gagica, ish komandanti i Zonës së Karadakut të UÇK-së, ish ministri e deputeti, Ahmet isufi si dhe zyrtarë të tjerë të AAK-së, së Gjilanit.

“Hapësira për veprim në Aleanca nuk ka munguar asnjëherë, nuk do të mungoj as tani. Ardhjet e reja na fuqizojnë dhe na bëjnë subjekt politik të fortë dhe të gatshëm për me i dhënë Gjilanit qeverisje të cilën e meriton dhe e cila i ka munguar”, ka thënë Gagica.

Ai shtoi se bashkë me kryetarin Haradinaj, struktura të degës, deputetë e zyrtarë të Aleancës nga niveli qendror, nderuan me mirënjohje anëtarët e kryesisë së Lidhjes së Sporteve të viteve ’90-a, vite këto të rënda për shqiptarët. Kontributi i tyre për sportin dhe për çështjen kombëtare është i pazëvendësueshëm.

Gagica ka thënë se ndarja e mirënjohjeve për ta është nder për neve dhe se janë mirënjohës ndaj kryesisë e ndaj secilit sportist dhe sportiste që ishin pjesë e sportit në kohën e regjimit, atëherë kur gjithçka ishte e rëndë.

“Me kryetarin Haradinaj u mirëpritëm nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Naim Aliu me bashkëpunëtorë. E falenderuam për bashkëpunimin dhe kontributin e tij dhe të BIK-ut dhënë ndër vite për komunitetin dhe përgjithësisht për Gjilanin. Bashkëpunimi ynë është tradicional, i sinqertë dhe i tillë do të mbetet. Urime Aleancë 24-vjetorit i themelimit”, ka thënë kryetari i Degës së AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica. 

Share This:

Tags: AAK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Pas acarit në fillim të javës, të

20 January 2026
Ciceroni

Bahamasi heq vizat për Kosovën

20 January 2026
Lajme

Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15

20 January 2026
Lajme

Reduktimet me energjinë elektrike, KOSTT del me

20 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kandidatët për deputetë nga Gjilani vizitojnë Hendikos-in

22 December 2025

Kandidatët tanë për deputetë nga Aleanca, Ahmet Isufi, Veli Kryeziu, Lindije Matoshi, Elbasan Shabani,

Zgjedhjet 2025

Shkuan DY javë fushatë, …kanë mbetur edhe

30 September 2025

Bashkë për familjen, bashkë për jetën! Çdo jetë-lindje, është një mrekulli dhe një fillim

Lajme

AAK dega Gjilan – Tubimi i Aleancës

22 September 2025

Nazim Gagica: Në tubimin e sotëm të Aleancës së Gruas, bashkë me kandidatet tona

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.