Friday 20 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kamenicë, përmbyllet fushata njëmujore kundër trafikimit me qenie njerëzore

Një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar

86-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Sadovinë të Jerlive

Kryetari Alban Hyseni priti në takim vëllezërit Morina, të cilët përfaqësuan Kosovën në kampionatin botëror

Infantino me dy rivalë në garën për president të FIFA-s

Parashikimi i motit për të premten, 20. 11. 2026

Në Munich të Gjermanisë, ndahet nga jeta Nazim Sadriu nga Dobrosini, me vendbanim në Gjilan

Ndahet nga jeta Rexhep Hamiti, ish-kryetar i Gjilanit dhe ish-deputet

Diplomojnë studentët e parë të programit Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në UKZ

Kurti paralajmëron rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, kritikon mospajtimet me Prishtinën – “libri me të cilin

 Kamenicë, përmbyllet fushata njëmujore kundër trafikimit me qenie njerëzore
Screenshot
Lajme

Kamenicë, përmbyllet fushata njëmujore kundër trafikimit me qenie njerëzore

20 November 2026 0 Comment 4 min read

AA

Komuna e Kamenicës ka përmbyllur fushatën vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore, e cila është zhvilluar nga 18 tetori deri më 18 nëntor 2026, nën sloganin “MOS HESHT”, me mesazhin “TRAFIKIMI PREK TË GJITHË! TA MBROJMË VETEN DHE FËMIJËT TANË!”.

Fushata është organizuar nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ), në kuadër të Drejtorisë së Administratës, nën koordinimin e Nazmije Demolli Kastrati, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, Stacionin Policor në Kamenicë dhe OJQ-në “Dardana Press”.

Gjatë një muaji janë zhvilluar aktivitete të ndryshme vetëdijësuese, përfshirë sesione informuese me nxënës në shkolla, bashkëbisedime me qytetarë të grupmoshave të ndryshme dhe shpërndarje të materialeve ndërgjegjësuese në shkolla, fshatra dhe hapësira publike të komunës.

Përmes këtyre aktiviteteve është synuar informimi i qytetarëve për format, rreziqet dhe pasojat e trafikimit me qenie njerëzore, si dhe rëndësia e parandalimit dhe raportimit të rasteve të dyshimta.

Screenshot

Angazhimi i Komunës së Kamenicës në realizimin e kësaj fushate është vlerësuar edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Përmes një letre falënderimi, Luljeta Ibishi Ferizi, zyrtare e lartë për të Drejtat e Njeriut në Komuna, ka përgëzuar institucionet komunale për organizimin, koordinimin dhe dokumentimin e aktiviteteve.

Në vlerësimin e saj, raporti i paraqitur nga Komuna e Kamenicës është cilësuar si shembull i mirë i punës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Veçanërisht është theksuar përkushtimi i koordinatores Nazmije Demolli Kastrati, si dhe bashkëpunimi me institucionet arsimore, Policinë e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetin.

MAPL-ja ka vlerësuar gjithashtu shtrirjen e aktiviteteve në shkolla, lokalitete të ndryshme dhe hapësira publike, duke përfshirë nxënës, të rinj dhe qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Kjo qasje, sipas vlerësimit, ka ndikuar në rritjen e dukshmërisë dhe gjithëpërfshirjes së fushatës.

Ndërkaq, koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati, ka falënderuar të gjithë partnerët institucionalë dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe kontributin në realizimin e aktiviteteve, duke veçuar Drejtorinë Komunale të Arsimit, Stacionin Policor në Kamenicë, OJQ-në “Dardana Press” dhe Luljeta Ibishi Ferizin nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna pranë MAPL-së.

Komuna e Kamenicës dhe Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë aktivitetet parandaluese dhe vetëdijësuese gjatë gjithë vitit, me synimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Share This:

Tags: Gjilan Kamenica
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kamenicë, përmbyllet fushata njëmujore kundër trafikimit me

20 November 2026
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

20 November 2026
Lajme

Një muaj paraburgim të pandehurit për sulm

20 November 2026
Arte tjera

Shkruan: Ismajl Veliu, sociolog – Filmi’ i

20 November 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Film Kulturë

Shkruan: Ismajl Veliu, sociolog – Filmi’ i

20 November 2026

Kinema e Gjilanit ishte një nga emblemat e qytetërimit, kulturës dhe jetës shoqërore të

Lajme

Kryetari Alban Hyseni priti në takim vëllezërit

20 November 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim vëllezërit Uvejs dhe

Lajme

Në Munich të Gjermanisë, ndahet nga jeta

19 November 2026

GJILAN, 19 Nëntor 2026 – Përmes një njoftimi në rrjete sociale është bërë e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.