Thursday 12 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani – Hyseni: “Gjilani do

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në diskutimet për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin e 4-të Transnacional të Projektit CoVE STEM Europe

Rrahje në ambientet e Shkollës Ekonomike në Gjilan, theren me thikë dy të mitur

Paradoks në Viti: Dritat ndriçojnë ditën, ndërsa disa rrugë mbeten në errësirë gjatë natës

Arrestohet një shtetas gjerman në rajonin e Gjilanit, sekuestrohen 43 armë automatike

Fakije Zejnullahu zgjidhet ushtruese e detyrës së rektorit në UShAF, merr urime nga kryetari Sokol

DKA në Gjilan organizon tryezë diskutimi për parandalimin e dukurive negative në shkolla

Kamenica ndan 15,210 euro për të shpërblyer 387 nxënës dhe 39 mësimdhënës

Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Raporti i Progresit i

 Albina IDRIZI – JETA SI TEATËR I ABSURDIT ( Apo, ironia, dhimbja njerëzore dhe kriza e vlerave shoqërore në romanin “Skandalet në teatrin e trëndafilave”, të Bardh Frangut)
Kulturë Letërsi

Albina IDRIZI – JETA SI TEATËR I ABSURDIT ( Apo, ironia, dhimbja njerëzore dhe kriza e vlerave shoqërore në romanin “Skandalet në teatrin e trëndafilave”, të Bardh Frangut)

12 November 2026 0 Comment 10 min read

AA

Që nga titulli vërejmë potencialin e dukshëm simbolik të romanit i cili me gjithë përmbajtjen e tij vjen si fshikullim i një realiteti shoqëror me të gjitha absurditetet dhe paradokset e sjelljes njerëzore që fatkeqësisht solli tranzicioni i tejzgjatur i pasluftës përmes degradimit moral, kujtesën individuale dhe krizën institucionale.

Kohë kjo kur më shumë se gjithçka u zhvilluan dhe dolën në pah egot njerëzore paçka se bazamentet e një mësymjeje të tillë, të parritura e të papërgatitura si duhet, nuk qëndronin as mbanin peshën e lakmive.

Shkruan: Albina IDRIZI

Përmbytja nga shiu i natës me të cilin nisin faqet e para të romanit, paraqet pikërisht këtë, thyerjen dhe përmbytjen e vlerave të rreme të një shoqërie të ndërtuar së prapthi, dhe skandalet në teatrin e trëndafilave s’janë tjetër pos çarjet e kësaj fasade, momentet kur dobësitë dhe të vërtetat e fshehura dalin në sipërfaqe.

‘ Njerëzit luftonin me ujin e zi dhe grindeshin mes vete, duke e akuzuar njëri-tjetrin se ujin e pistë po e largonin nga dyert e veta dhe po e hidhnin në dyert e tjetrit. Bëhej një luftë e pistë për pisllëkun.’ thotë autori përmes personazhit kryesor Dakut, rreth të cilit shtjellohet narrativa e romanit, brenda treshes simbolike mjaft domethënëse: bukuria, shfaqja dhe e vërteta e fshehur.

Na bëhet se e dëgjojmë çdo ditë, në të gjitha segmentet jetësore, qofshin politike, shoqërore, kulturore, edukative,…! Faji që hidhet më tej, tek tjetri, për çdo stagnim, për çdo dështim, për çdo mospërmbushje.

Autori nuk e paraqet jetën si një realitet të rregullt dhe harmonik, por si një hapësirë kontradiktash, ku dhimbja bashkëjeton me ironinë, dinjiteti me poshtërimin dhe dëshira njerëzore me pamundësinë për ta realizuar atë. Jeta është teatri i vërtetë, ndërsa teatri është pasqyrim i saj ku gjithsecili luan rolin e vet, jo gjithmonë sipas vullnetit të vet.

Mbase kjo është edhe njëra nga pyetjet që të vjen në mendje menjëherë pas leximit – vallë, sa mund të mbetet njeriu besnik ndaj identitetit të vet krijues kur kushtet e jetesës e detyrojnë të bëjë kompromise?

Të detyruar të mbijetojnë aktorët nuk shfaqin art por luajnë sipas asaj që u dikton shija e publikut e dhënë pas qejfeve dhe shfrymjeve të përkohshme ku kufiri ndërmjet së ndershmes dhe së pandershmes, së drejtës dhe së padrejtës ngjan i zbehur pothuaj i padukshëm nga mospërfillja.

Teatri nuk vendoset drejtëpërdrejt në qendër të ngjarjes si institucion artistik, por sillet përmes një bote që duket se e ka humbur dallimin ndërmjet jetës dhe skenës.

Prirja për të ndërtuar një rrëfim nuk kufizohet te sipërfaqja e ngjarjeve

Ndonëse në pak faqe, diku njëqindetridhjetë sosh, bota narrative ndërthurret me një radhitje dhe kronologji shtjelluese kapitull pas kapitulli, përtej metaforës, ironisë dhe sarkazmës thumbuese që mbështjellin ngjarjet dhe dialogët e romanit në përditshmërinë urbane, marrëdhëniet njerëzore, vëzhgimin shoqëror dhe tensionet e brendshme të personazheve.

Me një mjeshtri të pjekur krijuese autori krijon gradualisht një atmosferë në të cilën mjedisi, dialogët dhe sjelljet e personazheve bëhen mjete për të zbuluar një realitet më të ndërlikuar nga sa shihet. Prirja për të ndërtuar një rrëfim nuk kufizohet te sipërfaqja e ngjarjeve. Ajo që ndodh në hapësirën e jashtme shërben si pikënisje për të zbuluar qëndrime, kontradikta, pakënaqësi dhe marrëdhënie që bartin domethënie më të thella.

Më shumë se teatri, hapësira e kafenesë, rruga, banaku, janë vendet ku takohen personazhet, shkëmbehen mendime dhe shfaqen dallimet në mënyrën se si ata e perceptojnë jetën dhe realitetin përreth – një mikrokozmos i shoqërisë. Me një fjalë, aty bëhet e dukshme krejt ajo që ndodh pas perdeve, drama e mirëfilltë njerëzore.

Duken si relike të një kohe të perënduar: fotografisti Sefi, i falimentuar pas përhapjes së telefonave të mençur, Cufi i librarisë i cili kishte filluar të shiste libra me kilogramë, banakierja e vjetër me përvojën popullore që njeh mirë natyrën njerëzore dhe ballafaqimet e shoqërisë, fqinja plakë e cila ishte mikeshë e gjyshes së ndjerë të Dakut, mbetur vetëm me çudinë e tëhuajtjes njerëzore – ‘Jo vetëm që i kemi harruar të tjerët, por kemi nisur të harrojmë edhe veten,’ thotë me një rast ajo.

Dialoget e romanit nuk ndërtohen vetëm për të përcjellë një informatë të caktuar por edhe për të zbuluar kontradiktat e personazheve dhe të shoqërisë. Gjuha e ironisë dhe humorit të zi shërben si instrument kritik përmes të cilit autori ekspozon absurditetin e realitetit dhe mekanizmat e një shoqërie të deformuar.

Personazhi kryesor Daku, përveç një kostumograf, është piktor dhe lexues i rexhur me një bibliotekë të pasur. Lënia anash kujdesit, në një agoni letargjie librat e grumbulluar, ‘kopshti i pakrasitur me trëndafilat që kishin marrë pamjen e kaçubave të ngritura në një bregore të harruar’, ‘bari i rritur aq shumë sa kishte humbur forcën e qëndrimit dhe ishte shtrirë përtokë, për ta kalbur trupin’, zingjirët e bicikletës të pa vajosur një kohë të gjatë, disku i kompjuterit i stërmbushur e i hapërdarë me gjëra të padobishme, tregojnë pesimizmin e Dakut përballë realitetit të pashpresë, gjer atëherë kur shpërthen pandemia dhe ai i kthehet vetes dhe gjërave të tij.

‘Pasi kishte vu një rend në bibliotekë, kohë të gjatë u mor me sistemimin e materialeve të ndryshme që kishte në kompjuter. u kujdes që edhe në dhomën e ndejës të vinte një rend. Nga dhoma e gjumit hoqi ftonjtë që kishte kohë ishin kalbur brenda një dollapi me xham dhe i hodhi në shportën e bërllokut. tek i shihte ftonjtë ashtu të zi, u kujtua se mungesa e harmonisë në ambientin përreth ishte pasqyra më e mirë e mungesës së harmonisë edhe përbrenda në shpirt.’ (fq.117)

Fjalitë e tij janë sentenca të shkurta, të prera e të drejtëpërdrejta me një dozë të hollë satire si një instrument kritik përmes të cilit vihen në dukje dobësitë, paradokse dhe kontradiktat e kohës. Ironia në të folurën e tij mund të interpretohet si mekanizëm mbrojtës duke krijuar një distancë kritike përballë një realiteti që nuk i përmbush pritshmëritë e tij. Shpeshherë ngjajnë proverbiale, në thellësinë e të cilave lexuesi nuk e ka aspak të vështirë të njohë diapazonin e autorit.

Me një fjalë, romani “Skandalet në teatrin e trëndafilave” i Bardh Frangut të shkakton një shkundje tronditëse me vetëdijësimin se, ndonëse me emërtime të tjera, të gjitha këto sado të ngjajnë sureale, ndodhin përpara syve tanë.

(7 nëntor 2026)

____________________

(E lexuar në veprimtarinë e tretë të edicionit të 17-të të Manifestimit, “VJESHTA LETRARE E GJILANIT”, më 7 nëntor 2026, në Gjilan , ku u shtjellua dhe u vlerësua portreti letrar i shkrimtarit Bardh Frangu)

Share This:

Tags: Agmia Albina Idrizi
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Albina IDRIZI – JETA SI TEATËR I

12 November 2026
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren

11 November 2026
Lajme

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në

11 November 2026
Lajme

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin

11 November 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi

Shefqet DIBRANI: DASHURIA SI UNIVERS I METAFORËS

11 May 2026

Muhamet Halili, “KASAFORTA EROTIKE”, poezi, botoi Shtëpia Botuese, “Beqir Musliu”, Gjilan 2025. Faqe 80.

Kulturë Muzikë

Shkruan: Timo Merkuri – Ngjyrat e poezitë

25 July 2025

Qasje e çastit … Timo Merkuri NGJYRAT TE POEZITË E KADRIUT, LAKOS DHE BEJKOS

Kulturë Letërsi

Timo MËRKURI – NGJYRAT E POEZISË SË

19 April 2025

( Për librin me poezi në dorëshkrim të shkrimtarit Sherafedin Kadriu, KUR VDESIN NGJYRAT)

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.