Friday 6 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryqi i Kuq Gjilan dhe Carabinierët Italian me aksione solidariteti gjatë tetor-nëntorit

Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës diplomon sot në ora 16:30

Përfundon ndërtimi i urës në Ajnoc, investim prej 409,628 eurosh

Rast i dhunës në familje në Kamenicë, lëndohet një grua

Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë i këtij lloji jashtë territorit të saj

Parashikimi i motit për të premten, 06 nëntor 2026

LDK në Gjilan kritikon qeverisjen lokale: Qyteti po përballet me bllokadë zhvillimore dhe degradim të

Kamenicë: Gjobitet me 500 euro pronari i biznesit për hedhjen e mbeturinave në lumin e

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

Tronditet Prokurimi i Policisë së Kosovës – drejtori nën hetim për dhjetëra kontrata, IPK kërkon

 Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë i këtij lloji jashtë territorit të saj
Lajme

Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë i këtij lloji jashtë territorit të saj

6 November 2026 0 Comment 4 min read

AA

Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre suedeze ka rezultuar me sekuestrimin e pronave të paluajtshme, parave të gatshme dhe një automjeti në Kosovë, në kuadër të një hetimi për trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje të parave.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze ka çuar në arrestimin e personit me inicialet A.G. dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se janë fituar përmes veprimtarive kriminale.

Sipas njoftimit, rasti tashmë ka marrë epilog gjyqësor në Suedi dhe shënon rastin e parë kur autoritetet suedeze kanë arritur të konfiskojnë pasuri jashtë territorit të tyre.

Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet suedeze, do të ndërmarrë hapat e mëtejmë për zbatimin përfundimtar të vendimit për pasuritë e konfiskuara në Kosovë.

Ndërkaq, sipas komunikatës së autoriteteve suedeze, personi A.G. ishte arrestuar në rajonin e Goteborgut, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe shpëlarje të rëndë të parave.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 6 nëntor 2026 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mirëpret bashkëpunimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës me autoritetet e shtetit të Suedisë në një çështje penale në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave.

Si rrjedhojë e ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga Prokuroria Speciale është arritur që të arrestohet personi me inicialet A.G. dhe t’i konfiskohen pasuritë e fituara me vepra penale.

Ky rast ka marrë epilog gjyqësor në shtetin suedez dhe përbën precedentin e parë që shteti suedez ka arritur të sekuestrojë pasuri jashtë juridiksionit të vet territorial.

Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, së bashku me autoritetet suedeze, do të ndërmarrë hapa të mëtejmë për ekzekutimin final të pasurive të konfiskuara në Kosovë me vendim të plotfuqishëm të autoriteteve suedeze.

Ky rast përbën një shembull të mirë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, veçanërisht në konfiskimin e aseteve të fituara me vepra penale kudo që ato ndodhen.

Institucioni i Prokurorit të Shtetit mbetet i përkushtuar që të thellojë bashkëpunimin me vendet partnere në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit me element ndërkombëtar.

Bashkëngjitur gjeni edhe komunikatën e autoriteteve suedeze lidhur me këtë rast:

Share This:

Tags: Suedi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kryqi i Kuq Gjilan dhe Carabinierët Italian

6 November 2026
Lajme

Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

6 November 2026
Lajme

Përfundon ndërtimi i urës në Ajnoc, investim

6 November 2026
Lajme

Rast i dhunës në familje në Kamenicë,

6 November 2026
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Europian Sport

Testi i dytë për Shqipërinë është sot

25 March 2024

Shqipëria zhvillon sot (25 mars) miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj,

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Stokholm,

11 June 2023

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në kryeqytetin suedez, Stokholm, ku një djalë

Lajme

Universiteti Publik në Suedi me kurs për

15 March 2023

Universiteti Publik “Uppsala” në Suedi, ka hapur këtë të mërkurë kërkesat për pranim në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.