Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

 Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik
Lajme

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

4 November 2026 0 Comment 3 min read

AA

Nga e hëna, qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik në shtatë qendrat rajonale të Agjencisë së Regjistrimit Civil, ndërsa në vazhdim ky shërbim do të zgjerohet edhe në komunat e tjera.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, përmes një postimi në Facebook.

“Identiteti elektronik ruhet në Kuletën Digjitale, të disponueshme për telefonat Android dhe iOS, ndërsa aplikacioni eSign ofron një nga mundësitë për nënshkrim elektronik të dokumenteve nga telefoni apo kompjuteri”, ka shkruar Jagxhiu.

Ai ka bërë të ditur se identiteti elektronik tashmë është integruar me platformën eKosova, duke mundësuar kyçje të sigurt pa fjalëkalim dhe nënshkrim elektronik të dokumenteve.

“Një nga përdorimet e para konkrete është edhe integrimi i nënshkrimit elektronik në procesin e regjistrimit të bizneseve”, ka theksuar ministri.

Sipas tij, kjo është faza e parë e një infrastrukture që do të pasohet me zgjerimin e përdorimit të platformës në shërbime publike dhe private, lëshimin e vulave elektronike për biznese dhe organizata, si dhe vazhdimin e harmonizimit me kornizën evropiane të identitetit digjital, me synimin që këto shërbime në të ardhmen të mund të përdoren edhe përtej kufijve.

“Vlera e kësaj platforme do të matet me përdorimin e saj: me çdo shërbim të ri të integruar, me çdo biznes që e përdor dhe me çdo qytetar që mund ta kryejë një proces në mënyrë të sigurt, pa pasur nevojë të paraqitet fizikisht”, ka shkruar Jagxhiu.

Share This:

Tags: EKosova
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Nga dita e hënë qytetarët mund të

4 November 2026
Arte tjera

Arkivi i Kamenicës synon digjitalizimin e plotë

4 November 2026
Arte tjera

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026
Lajme

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund

3 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.