KRYQI I KUQ I KOSOVËS – DEGA NË GJILAN
Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, së bashku me kryetaren e degës, Dr. Esma Mustafa, dhe stafin e degës, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, ku u pritëm nga drejtoresha, znj. Mimoza Kadriu.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët dhe realizimin e aktiviteteve në mbështetje të personave dhe familjeve në nevojë.
Me këtë rast, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhuroi 30 palë trenerka për fëmijët e familjeve në nevojë.

Falemnderojmë drejtoreshën znj. Mimoza Kadriu, për përkrahjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në mirëqenien e familjeve në nevojë.
S
