Nis vendosja e protezave të gjurit në QKUK
Në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka arritur kontingjenti i parë i protezave të gjurit, duke shënuar fillimin e realizimit të këtij procesi dhe një hap drejt përmirësimit të qasjes së pacientëve në shërbimet ortopedike.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka nisur edhe procesi i decentralizimit të listave të pritjes për vendosjen e protezave të gjurit dhe të kokërdhokullës. Përmes këtij organizimi, synohet që pacientët të shpërndahen për trajtim ndërmjet QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme rajonale, varësisht nga kapacitetet dhe mundësitë që kanë institucionet shëndetësore.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), ky proces ka për qëllim lehtësimin e barrës së listave të pritjes dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.

Gjithashtu, decentralizimi pritet t’u mundësojë pacientëve të marrin trajtim më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë që të gjitha rastet të trajtohen vetëm në QKUK./RTK
