Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“THIMI MITKO” E PARA NË GJILAN ME PROJEKT-RREGULLORËN E RE PËR RENDIN DHE MIRËSJELLJEN

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në dy, edhe në Kosovë dhe në burgje

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit institucional

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

POLICIA E GJILANIT ORGANIZON LIGJËRATË PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË GJIRIT

Presidentja Shiroka Pula priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani

Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim

 “THIMI MITKO” E PARA NË GJILAN ME PROJEKT-RREGULLORËN E RE PËR RENDIN DHE MIRËSJELLJEN
Lajme

“THIMI MITKO” E PARA NË GJILAN ME PROJEKT-RREGULLORËN E RE PËR RENDIN DHE MIRËSJELLJEN

26 October 2026 0 Comment 6 min read

AA

GJILAN – Për herë të parë në Komunën e Gjilanit, SHFMU “Thimi Mitko” ka mbajtur takim konsultativ për shqyrtimin e projekt-rregullores për organizimin e punës, rendin shtëpiak dhe kodin e mirësjelljes.

Drejtoresha Ardhmërije Jakupi Musliu: “Rregullat vlejnë për të gjithë komunitetin shkollor“

Qëllimi është krijimi i rregullave të qarta dhe një mjedisi shkollor më të organizuar e disiplinor për nxënësit dhe stafin.

Në takim morën pjesë Burim Kryeziu, shef i Personelit në nivel komunal, Burim Sadiku, zyrtar ligjor në DKA – Gjilan, Agim Tahiri, kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës, Drita Maliqi, kryetare e Këshillit të Prindërve, si dhe i gjithë stafi mësimdhënës.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve komunale, prindërve dhe shkollës për të garantuar një ambient të sigurt dhe funksional arsimor. Projekt-rregullorja pritet të finalizohet pas marrjes së sugjerimeve nga të gjitha palët.

Pas takimit, TV Gjilani zhvilloi një bisedë me U.D. Drejtoreshën e SHFMU “Thimi Mitko”, znj. Ardhmërie Jakupi Musliu, për detajet e kësaj nisme.

INTERVISTË ME DREJTORESHËN ARDHMËRIE JAKUPI MUSLIU

1. Çfarë rregullash të reja parashihen në këtë projekt-rregullore?

ARDHMËRIE JAKUPI MUSLIU: Projekt-rregullorja bazohet në modelin e Komunës, të cilin e kemi përshtatur sipas nevojave të shkollës. Ajo përfshin organizimin e punës, përgjegjësitë, vijueshmërinë, disiplinën dhe kodin e mirësjelljes.

2. Çfarë e shtyu shkollën “Thimi Mitko” ta marrë këtë nismë?

ARDHMËRIE JAKUPI MUSLIU: Si një nga shkollat me numrin më të madh të nxënësve dhe mësimdhënësve në Gjilan, me një staf të mrekullueshëm dhe të përkushtuar, e vlerësuam të rëndësishme të kemi rregulla të qarta dhe zbatim të ligjit.

Modelin e Komunës e përshtatëm sipas nevojave tona. Në këtë proces na mbështetën shefi i personelit, z. Burim Kryeziu, dhe zyrtari i DKA-së, z. Burim Sadiku, të cilët i falënderojmë për udhëzimet dhe bashkëpunimin.

3. Si do të përfshihen prindërit në zbatim?

ARDHMËRIE JAKUPI MUSLIU: Prindërit do të informohen dhe përfshihen përmes Këshillit të Prindërve dhe takimeve të rregullta. Bashkëpunimi shkollë–familje është thelbësor për zbatimin e rregullave dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit.

4. Kodi i mirësjelljes a përfshin edhe stafin dhe mësimdhënësit?

ARDHMËRIE JAKUPI MUSLIU: Po, rregullat dhe përgjegjësitë vlejnë për të gjithë komunitetin shkollor. Respekti, korrektësia dhe përgjegjësia duhet të jenë vlera të përbashkëta.

5. Kur pritet të miratohet dhe kur hyn në fuqi?

ARDHMËRIE JAKUPI MUSLIU: Pas shqyrtimit ligjor dhe përfundimit të procedurave të miratimit, do të informojmë stafin, prindërit dhe opinionin publik përmes kanaleve zyrtare të shkollës.

U.D. Drejtoreshë e SHFMU “Thimi Mitko” – Gjilan
Ardhmërie Jakupi Musliu

Intervistoi: Xhemail Veseli

Share This:

Tags: Shkolla Thimi Mitko Gjilan
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

“THIMI MITKO” E PARA NË GJILAN ME

26 October 2026
Lajme

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje

26 October 2026
Lajme

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR

26 October 2026
Lajme

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në

26 October 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.