TETORI ROZË NË GJILAN: “PARANDALIMI DHE ZBULIMI I HERSHËM SHPËTOJNË JETË”
Gjilan, Tetor 2026 – Në kuadër të Muajit Tetor Rozë, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan mbajti ligjëratën me temën “Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”.
Ligjërata u mbajt nga Dr. Muharrem Sadiku – radiolog, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Gjatë ligjëratës u theksua se zbulimi i hershëm është kyçi për trajtim të suksesshëm dhe shpëtim të jetëve. Pjesëmarrëset u inkurajuan që të mos i neglizhojnë kontrollet shëndetësore dhe të kujdesen rregullisht për veten.

“Kujdesi për veten është dashuri për jetën!”
Përmes bashkëpunimit dhe aktiviteteve vetëdijësuese, QRShP Gjilan vazhdon të promovojë shëndetin dhe të inkurajojë çdo grua që t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
