Wednesday 21 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

EKSKLUZIVE: AGIM AGUSHI SËRISH NË HISTORI!

REKTORJA MALAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE TË UKZ-SË: DIALOGU DHE BASHKËPUNIMI THELBËSOR PËR CILËSINË

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

KAMENICË: AKSION PËR VJELJEN E MOLLËVE ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE ME MËSIM TËRËDITOR

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit u mbajt Konferenca e tetë e Morbiditetit dhe Mortalitetit.

TETORI ROZË NË GJILAN: “PARANDALIMI DHE ZBULIMI I HERSHËM SHPËTOJNË JETË”

Presidentja Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare Milazim Leci

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi

 Shtatë burrat që i kthyen livadhet në stadium, ndeshja e parë në Malishevë që shkroi historinë e futbollit
Futboll Sport

Shtatë burrat që i kthyen livadhet në stadium, ndeshja e parë në Malishevë që shkroi historinë e futbollit

21 October 2026 0 Comment 9 min read

AA

Shkruan: Sylejman Ismajli

Nga fushat e improvizuara e deri te analet e historisë së sportit kosovar, rrugëtimi i atyre që refuzuan të dorëzoheshin përballë represionit. Historia 35-vjeçare e një qëndrese ku futbolli ishte shumë më tepër se një lojë, ishte jetë, identitet dhe rezistencë.

Fillim-vitet ’90 për popullin shqiptar të Kosovës nuk ishin thjesht një periudhë kohore; ishte një udhëkryq ekzistencial, një betejë për “të qenë apo për të mos qenë”. Represioni i regjimit serb kishte arritur kulmin e brutalitetit, duke i dëbuar shqiptarët nga vendet e punës, nga institucionet dhe nga çdo pore e jetës normale. Një goditje të tillë të pamëshirshme e përjetuan thellë edhe sportistët. Ata u dëbuan me forcë nga stadiumet dhe palestrat, duke u lënë në mëshirën e fatit, me shpresën e pushtuesit se fryma e tyre do të thyhej.

Por, populli shqiptar zgjodhi një rrugë tjetër: atë të qëndresës. Për t’iu kundërvënë sistemit të dhunshëm serb, patriotë dhe dashamirës të shumtë të sportit vendosën të organizonin jetën paralele. Ishte një mesazh i qartë dhe i guximshëm dërguar regjimit: “Ne do të mbijetojmë, edhe në kushtet më ekstreme!”

Në këtë klimë të rëndë, KF Drita u bë një klub i shpresës, duke u riorganizuar në kushtet më të vështira të mundshme. Klubi kishte në gjirin e tij një plejadë futbollistësh të talentuar që luanin me zemër, jo për para, por për lirinë e shpirtit. Kampionati i parë i Republikës së Kosovës (1991-92) nisi plot sfida. Nën udhëheqjen e kryetarit të parë, Ajvaz Sejdiu, dhe sekretarit Nazmi Halili, skuadra drejtohej nga mjeshtrat e fushës, trajnerët Ekrem Beqiri-Rukovci dhe Skender Hoxha, ndërsa rolin e ekonomit e mbulonte Naser Sylejmani. Një mbështetje të madhe në këtë nismë dha edhe Jakup Berisha, anëtar i kryesisë së Shoqatës së Pavarur të Futbollit.

Ndeshja e parë historike e KF Dritës në këtë sistem të ri u zhvillua më 14 shtator 1991 në Llukar kundër Besëlidhjes. Një fitore e pastër 3-1, me gola nga Azemi, Murseli dhe Maliqi, shënoi një nismë të mbarë. Njëmbëdhjetëshi i atij takimi ishte formacioni i ëndrrave të rezistencës: Jaha, B. Sylejmani, Murseli, Kryeziu, I. Sylejmani (Zubaku), Syliqi (Kurtalani), Azemi, Shkodra, Hajrullahu, Maliqi dhe Krasniqi.

Ndërsa si vendase, KF Drita debutoi në fshatin Dobërçan më 5 tetor 1991, ku mposhti Drenicën me rezultat 2-1, duke dëshmuar se fryma e fitores ishte e pandalshme.

Me ardhjen e stinorit pranveror, klubi u mobilizua edhe më fuqishëm. U zgjodh kryesia e re me Jakup Berishën kryetar dhe Ajnur Maksutin nënkryetar, ndërsa Nazmi Halili mbeti sekretar. Bordi përbëhej nga emra të përkushtuar si Haki Azemi, Gani Shkodra, Bejtulla Kqiku, Shengyl Imami, Refik Rexhepaj, Rifat Musliu, Sabit Orana dhe Rexhep Kryeziu. Gjatë kësaj periudhe të stuhishme, ndihmën dhe sakrificën më të madhe për klubin e dha Ajnur Maksuti.

Por historia e vërtetë, ajo që përlot dhe të bën krenar, u shkrua pak më vonë, në vitin 1992. Livadhet e fshatit Malishevë do të ktheheshin në “Wembley-n” e rezistencës kosovare. Nga viti 1992 e deri në vitin 1999, kjo fushë e improvizuar u bë arena e madhe ku zhvilloheshin ndeshjet e KF Dritës, dhe nga viti 1995, edhe të KF Gjilanit.

Të ktheje një livadh në fushë futbolli, me tytat e policisë serbe që mund të shfaqeshin në çdo moment, ishte një rrezik permanent. Kërkonte guxim të çmendur dhe një dashuri të pafundme për sportin dhe atdheun. Aty duheshin vendosur shtyllat, duhej kufizuar fusha, duhej krijuar një tempull.

Dhe këtë e bënë me duart e tyre, me trimëri dhe sakrificë, shtatë qytetarë patriotë, emrat e të cilëve mbeten të gdhendur me shkronja të arta në analet e historisë së sportit të Kosovës:Ajnur Maksuti, Naser Sylejmani, Mustaf Osmani, Daut Shahini, Musa Huruglica, Kemajl Sherifi dhe Ruzhdi Salihu.

Më 16 tetor 1992, këta burra përgatitën fushën dhe vendosën shtyllat që mbanin jo vetëm rrjetën, por edhe peshën e një populli që nuk gjunjëzohej. Vetëm dy ditë më vonë (18 tetor 1992), u zhvillua ndeshja e parë historike mes Dritës dhe Ulpianës. Drita fitoi 1-0 me një gol antologjik të Haki Azemit në minutën e 75-të.

Formacioni që shkeli për herë të parë mbi këtë bar të shenjtëzuar nga djersa dhe rreziku ishte:Ibrahimi, Jerliu, Halili, Sylejmani, N. Ajeti, S. Ajeti, Aliu, Halimi, Maliqi (Shkodra), Azemi, dhe Sahiti (Leka).

Sot, teksa kujtojme kete histori 35-vjeçare, emocionet janë të papërshkrueshme. Është një detyrim moral dhe publik të shprehim mirënjohjen më të thellë për ata që ruajtën këtë kujtesë. Një falënderim i veçantë i shkon ish-futbollistit njerit nder më të mirë te futbollit gjilanas dhe më vonë trajnerit, z. Ekrem Beqiri – Rukovci, si dhe portierit shumëvjeçar, trajnerit dhe kontribuuesit të palodhur, z. Ajnur Maksuti. Falë bashkëpunimit me ta, kjo histori e jashtëzakonshme sportive nuk mbeti thjesht një kujtim zbehur nga koha, por një dëshmi e gjallë e një populli që diti të fitojë lirinë duke luajtur futboll nën hijen e tytave.

Kjo është historia e vërtetë e atyre shtyllave në Malishevë. Ato nuk ishin thjesht portat e një fushe, por ishin dyert përmes të cilave Kosova po ecte e sigurt drejt lirisë së saj.

Share This:

Tags: Gjilan MAlisheve utboll
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin

21 October 2026
Futboll

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën

21 October 2026
Kuriozitete

EKSKLUZIVE: AGIM AGUSHI SËRISH NË HISTORI!

21 October 2026
Lajme

REKTORJA MALAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE

21 October 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën

21 October 2026

Gjatë muajit shtator u mbajt takimi inaugurues i Grupit Joformal të Grave në Komunën

Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare Milazim

20 October 2026

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Milazim Lecit,

Lajme

MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS MË

20 October 2026

Motoja: “Enigmatika na bashkon!” Gjilan, 24 Tetor 2026 – Biblioteka e Qytetit në Gjilan

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.