KEINTI nën drejtimin e Arben Mustafës mbajti takim, mori pjesë edhe deputetja Liza Gashi nga Gjilani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, i drejtuar nga Arben Mustafa, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe u miratua njëzëri Plani i Punës për Sesionin Vjeshtor 2026. Kryetari Mustafa theksoi se plani nuk është statik, por orientues dhe mund të përditësohet sipas dinamikës së punës.
Komisioni formoi edhe grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë, si dhe shqyrtoi dhe miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026.

