Thursday 26 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Bujar Nevzati ngre një sërë shqetësimesh në Kuvendin Komunal të Gjilanit: Ambulanca, punimet infrastrukturore dhe

“Fëmijët për flamurin” – Shtëpia e Kulturës në Kamenicë mbushet me ngjyrat kuq e zi

Arijeta Rexhepi, në krye të Grupit të Grave Deputete, takon Presidenten Shiroka-Pula

Kushtrim Jakupi largohet nga drejtimi i Shkollës së Muzikës në Gjilan pas 14 vitesh

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Esenyurt University në Turqi

Shefqet Dibrani (Opinion) – Afiniteti krijues që i jep kuptim jetës, – Kaltrina Berisha, “UNI

Takim pune i Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjilan me Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm

Gjilan: Adnan Syla merr ulësen në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Lista “Guxo”

Kuvendi sot mban dy seanca, në rend dite edhe Bordi i RTK-së

KOK-u ftohet në takim nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare

 Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin Ismajli, një nga figurat e shquara të shëndetësisë në Gjilan
Lajme

Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin Ismajli, një nga figurat e shquara të shëndetësisë në Gjilan

12 October 2026 0 Comment 4 min read

AA

Sot, më 12 tetor 2026, ka ndërruar jetë Dr. Ukshin Ismajli, anesteziologu i njohur dhe ish-drejtuesi i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Dr. Ismajli ishte një ndër figurat e rëndësishme të mjekësisë në Gjilan, i cili për më shumë se katër dekada i shërbeu me përkushtim shëndetësisë dhe qytetarëve të rajonit të Anamoravës.

Ai diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 1981, ndërsa specializimin në anesteziologji e përfundoi në Zagreb, në vitin 1988.

Ishte anesteziologu i parë në Spitalin e Gjilanit dhe për rreth dy dekada i vetmi specialist i kësaj fushe në rajonin e Anamoravës.

Gjatë karrierës së tij profesionale ushtroi funksione të rëndësishme drejtuese, përfshirë pozitën e drejtorit të Spitalit të Gjilanit nga viti 2000 deri në vitin 2007.

Nga viti 2012 drejtoi Shërbimin e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit, ndërsa nga viti 2018 deri në pensionimin e tij shërbeu si drejtor klinik i spitalit.

Në vitin 2021 ushtroi për disa muaj edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni shëndetësor.

Dr. Ismajli dha kontribut të veçantë edhe në periudhat më të vështira për Kosovën, duke qenë ndër mjekët që trajtuan nxënësit e helmuar gjatë viteve 1989–1990, si dhe duke ofruar ndihmë mjekësore gjatë periudhës së luftës.

Ai u angazhua gjithashtu në përballimin e situatave emergjente, përfshirë tërmetin e vitit 2002 dhe pandeminë COVID-19.

Gjatë karrierës së tij, sipas deklarimeve personale, kishte marrë pjesë si anesteziolog në mbi 81 mijë operacione, duke dëshmuar një përvojë të jashtëzakonshme profesionale.

Në tetor të vitit 2022 u pensionua, duke përmbyllur një karrierë 41-vjeçare në shërbim të shëndetësisë.

Me ndarjen e tij nga jeta, Gjilani dhe mbarë Anamorava humbën një mjek me përvojë të rrallë, një profesionist të përkushtuar dhe një personalitet që dha kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shëndetësisë rajonale.

Dr. Ukshin Ismajli do të kujtohet për kontributin e tij shumëvjeçar, humanizmin dhe përkushtimin ndaj profesionit të mjekut.

Ngushëllime të sinqerta familjes Ismajli, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Bujar Nevzati ngre një sërë shqetësimesh në

26 November 2026
Arte Pamore

“Fëmijët për flamurin” – Shtëpia e Kulturës

26 November 2026
Lajme

Arijeta Rexhepi, në krye të Grupit të

26 November 2026
Champions League

Muriqi ia dedikon çmimin e ndeshjes bashkëshortes:

26 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kushtrim Jakupi largohet nga drejtimi i Shkollës

26 November 2026

Pas 14 vitesh në krye të Shkollës së Muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi ka

Lajme

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Esenyurt University

26 November 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në

Lajme

Takim pune i Drejtorit Rajonal të Policisë

26 November 2026

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Nënkolonel Luan Keka së bashku me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.