KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit
Komandanti i ri i KFOR-it Turk, Toger z. Hüseyin Arslan, së bashku me ekipin e tij, ka vizituar Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana.
Vazhdojnë takimet dhe bashkëpunimi i përbashkët ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe KFOR-it Turk, me ç’rast u ritheksua rëndësia e ruajtjes dhe thellimit të një bashkëpunimi të mirëfilltë, të ndërsjellë dhe të vazhdueshëm, në funksion të forcimit të marrëdhënieve dhe mbështetjes së ndërsjellë në fushën e shëndetësisë.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit në funksion të realizimit të objektivave të përbashkëta.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, shprehu gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe organizimin e takimeve të rregullta të punës me KFOR-in Turk, me qëllim avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta.
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit mbetet i përkushtuar në ndërtimin dhe forcimin e partneriteteve institucionale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shërbim të komunitetit.
