RC Gjilani: Ceremonia e ndërrimit të Presidentit në atmosferë festive
Në ambientet e mahnitshme të Vali Ranch Resort & Congress Center, që është selia e Rotary Club Gjilani, është mbajtur ceremonia e ndërrimit të presidentit, ku klubi, përkatësisht anëtarësia e saj shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë nga Presidenti në largim, Irfan Musliu, për rolin e tij udhëheqës dhe përkushtuas përgjatë mandatit të tij
Ndërkohë që Presidenti i ri që do të jetë në krye të RC Gjilanit këtë mandat, Metush Bajrami mori urimet më të sinqerta dhe përkrahjen nga të pranishmit, në ushtrimin e detyrës së pranuar.

Në fjalë e tij, Presidenti në largim, Irfan Musliu vlerësoi anëtarësinë për kontributin e dhënë në frymën e shërbimit rotarian, angazhimin e secilit përgjatë tërë vitit, ndërsa premtoi vazhdimësi në angazhimin e tij në mbështetje të presidentit të ri, synimeve dhe vizionit të klubit edhe përgjatë vitit vijues.

Ndërsa, Metush Bajrami, Presidenti i ri, tha se është një nder i veçantë për të që të marr detyrën e presidentit të klubit, falënderoi presidentin në largim për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij, me besimin se do ta vazhdojmë këtë rrugë me të njëjtin përkushtim.

AI tha se beson se në fund të këtij mandati të tij si president, do të jemi krenarë për atë që do të arrijmë së bashku, të bashkuar nga vlerat e Rotary-t, për t’i shërbyer komunitetit në fushat që mbulon Rotary.
Urime Presidenti të ri
Suksese në vitin e ri rotarian
