Ulqini, ndër qytetet me të vjetra në bregdetin e Adriatikut.!
Ulqini eshte qytet bregdetar ne jugun e Malit te Zi, i cili laget nga Deti Adriatik. Eshte nje pike turistike e rendesishme dhe qyteti me rrethinen e tij posedon nje pasuri te madhe kulturoro-historike dhe natyrore.
Ulqini eshte themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga iliret. Ne vitin 163 p.e.s. u pushtua nga Perandoria Romake dhe pas ndarjes se perandorise i takon Perandorise Bizantine. Gjate mesjetes ishte nen udheheqjen sllave dhe pastaj nen ate te Balshajve. Ne kete kohe ishte qender e rendesishme e pushtuesve te rinje. Me 1405 u morr nga Republika e Venedikut e pasaj me 1571 nga Perandoria Osmane. Ne Ulqinin osman jetoi vitet e fundit te jetes edhe “mesia i rreme”, Sabataj Cevi. Me 1880 e pushton Principata e Malit te Zi. Gjate gjysmes se dyte te shekullit XX, Ulqini do te perjetoj edhe epoken e tij te arte, qe u ngrit nga turizmi i nivelit te larte.
Ulqini eshte qendra e Komunes se Ulqinit dhe e bashkesise shqiptare ne Mal te Zi. Sipas regjistrimit te fundit te popullsise, Ulqini numeron 10.707 banore, ndersa komuna numeron 19.921 banore.
Historia
Ulqini eshte njeri nder qytetet me te vjetra ne bregdetin e Adriatikut. Treva e Ulqinit deshmohet si vendbanim qe nga periudha parahistorike. Ne te ndeshen gjurma te jetes dhe te vendbanimeve ilire qe nga epoka e bronzit,siç jane dyshemete e dheut,tumullat dhe sepatat te ashtuquajtura te tipit Shkodran-Dalmatin. Ne rrugetimin e jetes urbane mbi dymijevjeçare, jane nderruar stine e mote te panumerta, te shoqeruara me bukuri joshese te ”koheve te arta legjendare” por edhe me furtuna e rrebeshe te kohepaskohshme qe kane kanosur egzistencen dhe jeten e ketij qyteti.
Qe ne kohet e lashta e deri ne fund te shekullit XIX, per shkak te pozites se vet gjeografike, ishte ne shenjester te pushtuesve te popujve te ndryshem. Disa qendruan me gjate ne kete gytet, disa me shkurt, por te gjithe edhe kane lene nga diçka ne te. Qytet me histori te bujshme dhe tradite te shkelqyer. I ngritur mbi shkrepa, i perngjane anijes qe eshte duke u hyre ne det, qyteti i vjeter qe me shume se dy mije e gjysme vjet sfidon valet e detit. Askush nuk mundi ta pushtoje nga deti, edhe pse valet e detit e rrahin ate nga tri ane. Qytetin e vjeter e kane sulmuar shume pushtues, te cilet me te shkuar pas vehtes kane lene gjurmet e civilizimit te tyre. Qyteti, muret te cilit jane te “thurura” nga guret iliro-ciklopik, pas çdo pushtimi behej gjthnje me i pasur nga ana shpirterore dhe kulturore, duke mos humbur asgje nga origjinaliteti dhe paperseritshmerija e tij.
Ulqini, Olciniumi antik, Dulcigno i mesjetes eshte qytet i historise se bujshme dhe te tashmes se qete, i stolisur me arkitekture rromake, gotike dhe orientale.
Gjeografia
Ulqini gjendet ne pjesen jugore te Malit te Zi dhe eshte qyteti me jugor i tij. Qyteti laget nga Deti Adriatik dhe lartesia e tij mbidetare eshte rreth 7 metra. Ne veriperendim dhe veri ka masive malore dhe kodrinore kuse ne juglindje dhe lindje te tij gjenden fusha pjellore, ne te cilat kultivohen peme dhe perime te ndryshme. Ne afersi te Ulqinit gjendet Liqeni i Shasit, te cilin ornitologet e quajne “miniatura e liqenit te Shkodres”, i pasur me peshq dhe zogj uji, si dhe Fusha e Shtoji, terheqje e veçante ne bregdetin Adriatik per gjahtare. Si pasuri tjeter hidrografike eshte edhe Lumi Buna.
Legjenda thote se ne mesjete asnje beqar nuk mund te martohej, perderisa nuk i mbjellte se paku dhjete fidane ulliri. Ulqini eshte qytet i ullinjeve, bimeve ekzotike te Adriatikut jugore dhe specijaliste per kultivimin e ullinjeve. Ne periferine e tij gjindet ullishta me e madhe ne vend, ku ka trungje te vjeter edhe me qindra vite. Te gjitha qe i kemi permendur jane vetem nje reflektim i zbehte i pasurive te begatshme natyrore te ketij vendi, ajri i te cilit eshte perplot me ere te mendres, lavandes se eger, luleve per kullotjen e bleteve. Dashuria ne shikim te pare per rajonin me natyre madheshtore te paprekur, per detin e paster dhe te kthjellet te Adriatikut, ka lene gjurme te thella ne zemrat e shume poeteve dhe mendimtareve, siç jane Lord Bajroni, Xhorxh Bernard Shou, laureatit te çmimit Nobel per letersi Ivo Andriqi dhe i ka inspiruar te thurin vargje per bukurine e ketyre viseve.
Karakteristikat gjeografike me te njohura te Ulqinit jane: Lumi Buna, Liqeni i Shasit, Liqeni i Ades, Ishulli Ada e Bunes, Ishulli Ulqini i Vjeter, Guri i Gjeranave, Valdanosi, Kanali Milena, Kepi i Sukes, Plazhi i Madh, Plazhi i Vogel.
Demografia
Ulqini eshte nje qytet multi-etnik, ku perqindjen me te madhe te banoreve e perbejn shqiptaret, te cilet jane banoret autokton te Ulqinit. Ulqini eshte qendra e komunitetit shqiptar ne Mal te Zi dhe ne te gjendet selia e Keshillit Kombetar te Shqiptareve KKSH ne Mal te Zi. Etni te tjera qe bashkjetojne me shqiptaret ne Ulqin jane: malazezet, serbet, boshnjaket, myslimanet sipas kombesise, romet, egjiptianet dhe etni te tjera me numer me te vogel anetaresh.
Edhe njerez te races negroide kane qene pjese perberese e ketij komunitetit, qe nga koha e Perandorise Osmane, me saktesisht pas Luftes se Kandise.
Gjuha
Ne perdorim zyrtare ne Komunen e Ulqinit jane: gjuha malazeze dhe gjuha shqipe. Sipas statutit te Komunes te dy keto gjuhe me alfabetet e tyre jane te barabarta. Komuna e Ulqinit eshte e vetmja komune e Malit te Zi ku gjuhet sllave jane ne pakice.
Sipas censusit 2011, 22.12% e popullsise mbi 15 vjet flet anglishten si gjuhe te huaj, 13.06% gjermanishten, 3.67% italishten, 1.91% rusishten dhe 1.36% frengjishten.
Feja
Islami eshte feja me e perhapur ne Ulqin, qe pasohet nga Krishterimi. Te krishteret jane te ndare ne ortodoks dhe katolike. Pothuajse te gjithe myslimanet e Ulqinit jane sunite, ndersa nje numer shume i vogel i takojne urdherave sufiste.
Ekonomia
Ulqini sot perben nje nga qytetet me investimet me te vogla ne Mal te Zi. Megjithate turizmi po perjeton rritje lineare fale resurseve te papershkrueshme dhe unike te cilat i posedon. Sektori privat mundeson strehimin e mijera turisteve ne te njejten kohe. Kualiteti i strehimit çdo vit me shume po rritet duke e rritur edhe perspetiven. Ajo çka verehet lehte eshte edhe interesimi i biznesmeneve boterore per investime kapitale ne Ulqin.
Nga 19.921 banoret e Komunes se Ulqinit, 6207 jane popullsi aktive, ndersa 9840 jane popullsi joaktive, te tjeret jane nen 15 vjet. Nga popullsia aktive vetem 4848 jane te punesuar, ndersa 1359 te pa pune.
Komunikacioni
Transporti tokesor eshte forma me e perdour e transportit ne Ulqin. Rruga kryesore qe kalon ne Ulqin eshte Magjistralja M-2.4, qe fillon nga Petrovci, kalon ne Tivar, pastaj ne Ulqin dhe perfundon ne piken kufitare Sukobine qe lidh Ulqinin me Shqiperi, kjo magjistrale eshte pjese e Rruges evropiane E752. Ndersa Rruga regjionale R-17 fillon ne Ulqin, kalon paralel me Plazhin e Madh dhe perfundon ne Aden e Bunes. Rruget kryesore per qarkullim ne qytet jane: Hafiz Ali Ulqinaku, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, e Kosoves, Nena Tereze, Sami Frasheri dhe Detaret e Ulqinit. Mjete te transportit publik jane furgonet, qe ne lokal njihen si kombi. Stacioni i autobusave ne Ulqin gjendet ne lagjen Totosh te Ulqinit.
Turizmi
Ulqini eshte nje destinacion i njohur turistit gjate veres. Edhe pse ne mase te madhe i panjohur nga turiste te vende te medha, turistet qe e kane kete vend destinacion kyç dhe rritja e numrit te turisteve qe vijne per here te pare e bejne kete qytet nje pike te nxehte per pushuesit pergjate muajve maj deri shtator. Eshte i njohur veçmas per plazhet e tija me rere. Plazhi me i njohur i Ulqini eshte Plazhi i Madhe, qe eshte nje plazh ranor 12 km i gjate, plazhi me i gjate ne Mal te Zi. Si miniature e Plazhit te Madhe, ne qytet qendet Plazhi i Vogel Rana, qe eshte nje plazh ranor 376m i gjate dhe gjate sezonit veror arrin kapacitetin maksimal. Plazhi i Grave eshte nje nder plazhet shkembore me te njohura te Ulqini, ne kete plazh gjinden burime te sulfurit dhe radiumit qe se bashku me kripen e detit krijojne ujera me karakter shendetsore. Sipas kultures vendase ky plazh ka ndikim ne rritjen e fertilitetit tek femra, eshte i rrethuar nga Pylli i Pishave. Per turiste qe deshirojne paqen dhe nje atmosfere unike si mundesi kane ishullin Ada e Bunes. Ne ishull eshte i vendosur edhe nj kamp naturistesh.
Si simbol kryesor arkitektonik i Ulqini eshte Kalaja Qyteti i vjeter qe eshte berthama te gjithe qytetit. Ajo qe dallon Ulqinin nga qytetet tjera bregdetare, eshte sigurisht, pazari i cili gjindet ne rrugen kryesore te qytetit. Ketu, sidomos te marteve dhe te premteve, diteve te pazarit, mund te bleni prodhimet autentike vendase. Ne çdo kohe mund te gjeni qumeshtin e fresket vendas, djathin, vezet, pemet dhe perimet, ullinjet, vajin e udhinjeve, kurse duhanxhinjet e apasionuar, aty mund te gjejne duhanin e Ostrosit, prodhimin me te mire te keti lloji ne Mal te Zi. Deshmia me e mire se ne pazarin e Ulqinit dominojne prodhimet vendase, eshte, sigurisht, sfilata e veshjeve kombetare nga rrethina e Ulqinit, me te cilat jane te veshura shumica e shitseve. Duke ofruar prodhimet e veta, ato me veshjen e tyre na e bejne te ditur se prej cilit rajon vijne dhe vete ky fakt paraqet garancionin me te sigurte per kualitetin e mallit.
Nje karakterstike tjeter e Ulqinit eshte se eshte nder qytetet e rralla ne Evrope ku mund te gjendet uji i njelmet deti dhe uji i embel liqe dhe lumenj. Ekzistojne shume pika interesante te cilat ia vlen te shikohen ne Ulqin. Spikasin plazhet e shumta me rere te holle por nuk mungojne as ata me shkembinj. Ne rajonin e plazhit te madh “siparin” e hap plazhi Otrant, per te vazhduar pastaj me plazhin Lido, Bellvi, Evropa etj.
Nese jeni ne kerkim te plazheve me gure atehere edhe ate mund ta gjeni. Plazhet ne pjesen e teritorit nga plazhi i madh tek plazhi i vogel perbejne perla te plazheve me gure. Adhuruesit e hedhjeve nga shkembijte e larte kane mundesi qe te testojne adrenalinen e tyre ne kete pjese.
Per ata qe preferojne ujin e embel atehere si alternative vjen Liqeni i Shasit. Xhiro me varke, restaurant i mire peshku dhe gjelberim pa kufi, kjo eshte me e pakta qe mund te gjesh afer Liqenit te Shasit. Afer liqenit per ata qe e kane qef historine, mund te vizitohet kalaja e dikur Qytetit te Shasit. Perveç kesaj aty jane te vendosura edhe disa kisha qe datojne mjaft heret.