LAJM MORTOR – NDËRROI JETË PROF. NEHAT BAXHUKU
LAJM MORTOR – NDËRROI JETË VETERANI I ARSIMIT, PROF. NEHAT BAXHUKU
Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, më 18 qershor 2026, ka ndërruar jetë Prof. Nehat Baxhuku nga Karaçeva e Ulët, mësimdhënës dhe veteran i arsimit.
Bashkëvendësit nga Zvicra, që kanë jetuar e punuar me vite të tëra së bashku me të, e kujtojnë Prof. Nehatin si strateg dhe vizionar të pendës, të mençurisë e të diturisë. Ai ishte njeri i urtë, i sjellshëm dhe i respektuar nga rrethi e shoqëria. 🖤
Edhe SHFMU “Asllan Thaçi” nga Karaçeva e Ulët ka njoftuar me dhimbje për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre.
Njoftimi i shkollës:
“Në emër të stafit, nxënësve dhe komunitetit të shkollës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve. Lusim Zotin që të ndjerin ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me Xhenet, ndërsa familjes t’i japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje. I paharruar kujtimi i tij. U prehtë në paqe.” 🕊️
– Drejtoria, stafi dhe nxënësit e shkollës
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
Lusim Allahun që ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, të enjten, më 19 qershor 2026, pas namazit të xhumasë, në varrezat e fshatit Karaçevë e Ulët / Karaçevë e Poshtme.
Ngushëllime familjes Baxhuku, miqve dhe gjithë komunitetit arsimor.
