DKA Gjilan mban takim informues me administruesit e Testit të Maturës
Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës së Vlerësimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – z. Fatmir Elezi, udhëheqës i Qendrës për Vlerësim, dhe z. Afrim Rrahmani nga Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim – ka mbajtur një takim informues me administruesit e Testit të Maturës.
Në takim morën pjesë 50 administrues të caktuar nga Komuna e Gjilanit për administrimin e Testit të Maturës.


Gjatë takimit u diskutua rreth detyrave dhe përgjegjësive të administruesve, ndërsa u kërkua që gjatë procesit të administrimit të sigurohen rendi dhe disiplina maksimale, si dhe të mos lejohet përdorimi i telefonave celularë.
