Gjilan: Sekuestrohen 5 mijë euro dhe armë pas aksionit kundër fajdesë, një i arrestuar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Viti të dyshuarin B.S., 67 vjeç, nën akuzën për fajde dhe armëmbajtje pa leje, njofton zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, toger Ismet Hashani – raporton TV Gjilani.
Aksioni u realizua nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, pas një hetimi disa mujor të autorizuar nga Prokuroria Themelore. Gjatë kësaj periudhe janë përdorur edhe masa të fshehta teknike për të siguruar prova.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan, më 24 prill 2026 u kontrollua banesa dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit. Gjatë bastisjes u sekuestruan:
- 5,000 euro para të gatshme
- 1 pistoletë me gas
- 1 pushkë gjuetie me leje valide dhe 29 fishekë të kalibrit 12 mm
- 1 pistoletë* me karikator dhe 4 fishekë 9×19 mm, me leje valide
- 61 fishekë* të tjerë të kalibrit 9×19 mm
I dyshuari u intervistua në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit, atij iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh dhe u dërgua në qendrën e ndalimit.
Policia konfirmon se hetimet për këtë rast janë ende në vijim.
