Tuesday 17 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Iniciativa `Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit

Lindije Vranovci – Matoshi: Agim Jashari, vlerë e shtuar e AAK-së në Gjilan

“GURRA POPULLORE” solli në Top Channel pasurinë kulturore të Gjilanit

Kryetari Haliti nënshkruan memorandumin për forcimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve

Miratohet transferi i mjeteve për paga në Kuvendin Komunal

Parashikimi i motit për të hënën, 16 nëntor 2026

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë tregtimin dhe blerjen e energjisë elektrike me kompanitë

Aksidenti tragjik në Shqipëri, vdes “Mjeshtri i Madh” i ansamblit Mirdita

 Maturantët e Gjimnazit “Zenel Hajdini” vizitojnë UKZ-në
Lajme

Maturantët e Gjimnazit “Zenel Hajdini” vizitojnë UKZ-në

1 April 2026 0 Comment 4 min read

AA

Nxënësit maturantë të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan kanë zhvilluar një vizitë studimore në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, me synim që të njihen nga afër me programet studimore, ambientin universitar dhe mundësitë që ofron ky institucion për vazhdimin e studimeve të larta.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të orientimit në karrierë dhe informimit të maturantëve për zgjedhjen e drejtimit të tyre akademik.

Të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre, nxënësit u pritën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, i cili ishte edhe organizatori i kësaj vizite, së bashku me stafin akademik dhe administrativ të këtij fakulteti.

Gjatë takimit, maturantët patën mundësinë të informohen në mënyrë të detajuar rreth programeve studimore që ofron Universiteti Publik “Kadri Zeka”, me theks të veçantë në Fakultetin e Shkencave Sociale. Ata u njoftuan për përmbajtjen e programeve, kushtet e studimit, mundësitë si dhe për perspektivat e punësimit pas përfundimit të studimeve.

Përveç prezantimit teorik, nxënësit vizituan edhe ambientet e universitetit, duke parë nga afër hapësirat mësimore, sallat e ligjëratave, laboratorët e ambienteve studimore dhe kushtet tjera që u ofrohen studentëve gjatë studimeve të tyre. Kjo i ndihmoi ata të krijojnë një pasqyrë më të qartë për jetën studentore dhe standardet akademike të universitetit.

Dekani Selim Daku theksoi rëndësinë e këtyre vizitave për të ndihmuar të rinjtë në orientimin e tyre profesional, duke i inkurajuar maturantët që të zgjedhin me kujdes drejtimin e studimeve dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron Universiteti Publik “Kadri Zeka”.

Maturantët u shprehën të kënaqur me mikpritjen dhe informacionet e marra, duke vlerësuar se kjo përvojë ishte mjaft e dobishme për vendimmarrjen e tyre lidhur me të ardhmen akademike. Ata falënderuan stafin e universitetit për gatishmërinë dhe përkushtimin në prezantimin e ofertës studimore.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së

17 November 2026
Futboll

90 minuta larg objektivit, Kosova luan sonte

17 November 2026
Lajme

Iniciativa `Jo në emrin tim` proteston para

17 November 2026
Lajme

Lindije Vranovci – Matoshi: Agim Jashari, vlerë

17 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në

11 November 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka prezantuar kontributin dhe të arriturat e tij

Lajme

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin

11 November 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka prezantuar kontributin dhe të arriturat e tij

Lajme

Në UKZ u mbajt takim pune për

6 November 2026

Në kuadër të proceseve për sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.