Shqiptari në Norvegji triumfon në Spellemannprisen, fiton çmimin “Kënga e Vitit”
Artisti shqiptar në Norvegji, Ari Bajgora, ka arritur një sukses të madh duke fituar çmimin “Kënga e Vitit” në ceremoninë prestigjioze Spellemannprisen, me këngën “Falle og slå seg”.
Ky vlerësim e vendos Bajgorën në qendër të skenës muzikore norvegjeze dhe është pritur me entuziazëm nga publiku dhe figura të njohura. Mes reagimeve ishte edhe Sylo Taraku, i cili e cilësoi atë si një nga artistët më premtues të momentit.
Fitorja shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe dëshmon potencialin e artistëve të rinj shqiptarë në skenën ndërkombëtare.
