Bora ndalon trafikun në pikën kufitare Kullë-Rozhajë drejt Malit të Zi
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rruga drejt pikëkalimit kufitar Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi është e bllokuar, duke e bërë të pamundur kalimin për të gjitha llojet e automjeteve.
Sipas QKMK-së, bllokimi i rrugës është shkaktuar nga reshjet e dendura të borës, të cilat po vështirësojnë lëvizjen e automjeteve dhe trafikun kufitar.
QKMK u bën apel qytetarëve që të shmangin udhëtimin në këtë drejtim deri në largimin e borës dhe rifillimin e qarkullimit normal. Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 045198000, 045198606, ose pa pagesë në 080050095.
