Kosova sfidon Finlandën sonte në kualifikimet për Kampionatin Evropian në hendboll
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave, do të përballet sonte me Finlandën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ndeshja zhvillohet në palestrën Vantaa Energia Arenanë Vantaa dhe nis nga ora 17:30.
Kjo sfidë konsiderohet mjaft e rëndësishme për ekipin kosovar në vazhdën e këtyre kualifikimeve. Hendbollistet e Kosovës synojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë dhe të sigurojnë rezultat pozitiv, i cili do t’i mbante në garë për një vend në Kampionatin Evropian.
Nga Federata e Hendbollit e Kosovës është bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme ndaj kombëtares, ndërsa lojtaret kanë premtuar përkushtim maksimal në këtë përballje.
