Monday 19 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Caffe Bar Classic SH.P.K. shpall të mbyllur biznesin me numër unik: 812066810

Nënkryetarja Bajralija merr pjesë në konferencën ‘Smart Country Convention 2026’

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

Parashikimi i motit për të hënën, 19 tetor 2026

Vjen reagimi i PDK-së, pas raportimeve se ka dhënë dorëheqje Bedri Hamza

Gjykata në Gjilan cakton 1 muaj paraburgim për dy të pandehur për trafik narkotikësh

Të dielën mot me vranësira dhe intervale me diell, temperaturat shënojnë ngritje

Këshilli i Prindërve i shkollës “Thimi Mitko” miraton planin e veprimit për vitin e ri

Njoftimi i KEDS për fillim të javës së re!

Moti sot, e diel dhe ditëve në vazhdim!

 Çështja e presidentit, raportohet se Kurti sot sërish takon Hamzën e Abdixhikun
Lajme

Çështja e presidentit, raportohet se Kurti sot sërish takon Hamzën e Abdixhikun

4 March 2026 0 Comment 3 min read

AA

Edhe pak orë kanë mbetur deri në momentin vendimtar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit ose për shkuarjen e Kosovës në zgjedhje të parakohshme.

Nesër, më 5 mars, është afati i fundit që në Kuvendin e Kosovës kandidati për president të sigurojë 80 vota në njërin prej raundeve, përndryshe vendi mund të përballet me proces të ri zgjedhor.

Pavarësisht përpjekjeve dhe takimeve të shumta, partitë politike në vend nuk kanë arritur ende të gjejnë konsensus mes vete.

Në media është raportuar se sot përsëri kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takoj kreun e PDK-së Bedri Hamzën dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ky do të jetë takimi i tretë me Hamzën dhe i katërti me Abdixhikun për çështjen e njëjtë, derisa takimet e para nuk sollën asnjë rezultat apo marrëveshje politike mes tyre.

Nga takimet mes tyre, burime të mediave kanë thënë se Kurti ka propozuar për President Glauk Konjufcën, ndërsa nuk dihet nëse PDK dhe LDK i kanë ofruar mbështetje.

Qytetarët në vazhdimësi po i kërkojnë Kurtit që ta propozoj edhe për një mandat Presidenten aktuale, Vjosa Osmanin e cila e ka shpallur edhe publikisht dëshirën e saj për edhe një mandat tjetër, por duket se nuk ka gjetur mbështetje nga Kurti.

Sinjali ka kontaktuar edhe me akterë politikë nga pozita dhe opozita për të konfirmuar këto takime, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ende nuk dihet as se kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit dhe as nëse janë mbledhur 30 nënshkrimet e nevojshme për një kandidat.

Situata e deritanishme për çështjen e presidentit po kritikohet për faktin se asnjëra nga partitë politike nuk ka propozuar ende zyrtarisht një emër të vetëm si kandidat për këtë pozitë.

Share This:

Tags: Abdixhiku Hamza Kurti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Caffe Bar Classic SH.P.K. shpall të mbyllur

19 October 2026
Marketing

Flori SH.P.K. shpall të mbyllur biznesin me

19 October 2026
Lajme

Nënkryetarja Bajralija merr pjesë në konferencën ‘Smart

19 October 2026
Kulturë

Nga, Sabit Rrustemi – RRETH ANTOLOGJIVE DHE

19 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Abdixhiku: LDK-ja e di kujt i jep

6 October 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja nuk do

Lajme

Përfundon takimi Kurti-Hamza

5 October 2026

Një takim mes kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe

Lajme

Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga kongresisti

27 September 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kongresisti amerikan George

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.