Friday 17 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

 Çështja e Presidentit, Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Lajme

Çështja e Presidentit, Kurti takohet sërish me Abdixhikun

3 March 2026 0 Comment 4 min read

AA

Kryeministri Albin Kurti po mban takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në objektin e Kuvendit të Kosovës, për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Ky është takimi i tyre i tretë në lidhje me këtë çështje.

Vetëm dy ditë kanë mbetur deri në afatin për zgjedhjen ose rizgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Megjithatë, ende nuk është propozuar asnjë kandidat nga partitë politike dhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje politike. Nëse institucionet nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin me kohë, vendi rrezikon të hyjë në një krizë të re politike.

Edhe pse janë zhvilluar takime mes liderëve të partive, duket se qëndrimet nuk kanë ndryshuar. Personi për të cilin ishte përfolur se mund të siguronte mbështetjen e të gjitha partive, Murat Jashari – djali i Rifat Jasharit – ka bërë të ditur se si familje nuk kanë ambicie për pozitën e president, dhe se “një pozitë të tillë do ta shqyrtonin vetëm një rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme apo lufte civile”.

Në anën tjetër, presidentja aktuale Vjosa Osmani është shprehur e gatshme për një mandat të dytë, por deri tani Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka propozuar zyrtarisht emrin e saj. Në anën tjetër, gatitshmëri për postin e presidentit ka shprehur edhe ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

“E kemi prioritet absolut në situatën aktuale politike evitimin e zgjedhjeve. Duhet të sigurohemi që t’i kemi 84-85 vota dhe për këtë është duke u bërë beteja me këto komunikime e takime që po i zhvillojmë”, tha Kurti pas takimit të dytë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, më 02.03.2026.

Për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Si parti e vetme, këtë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka 57 deputetë, kurs të tjerat kanë krejt më pak se 30. Megjithatë, për zgjedhjen e presidentit në dy raundet e para kërkohen 80 vota të deputetëve, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Kurti tha se për shkak se mundësitë janë aty, do të vazhdojë të komunikoj në mënyrë që edhe në dy ditët e ardhshme që të arrijnë tek rezultati dhe pastaj te suksesi i zgjedhjes së presidentit. 

“Por tash për tash nuk mund të them që ka diçka të re, meqenëse në njërën anë figurë konsensuale nuk kemi e as marrëveshje politike nuk kemi sidomos kur prej PDK u tha se propozimi duhet të jetë partiak e kjo e bën më të ndërlikuar çështjen” – shtoi ai.

Ndryshe prej Kurtit, kryetari Abdixhiku pas takimit me Kurtin ishte më i hapur për kandidat për President. Ai nuk hezitoi të shprehet se nuk e përjashtojnë rizgjedhjen e Osmanit edhe kësaj radhe.

“Nuk kemi qasje refuzuese ndaj askujt, e aq në pak ndaj zonjës Osmani”- tha ai.

Share This:

Tags: Abdixhiku Kurti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga

16 July 2026
Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026
Futboll

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel

16 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm:

15 July 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas nismës për thirrjen

Lajme

Kurti fton në takim krerët e partive

9 July 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar në takim liderët e tri partive, PDK,

Lajme

Top 10-shja e LDK-së për zgjedhjet e

12 May 2026

Me përfundimin e afatit të KQZ-së për dorëzimin e listave, Lidhja Demokratike e Kosovës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.